Donald Trump s'ka buton nuklear në tavolinë. Por ja si funksionon nëse vendos të lëshojë raketa atomike

Publikuar tek: bota, më 17:10 03-01-2018 Donald Trump s'ka buton nuklear në tavolinë. Por ja si funksionon nëse vendos të lëshojë raketa atomike

Presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj diktatorit koreano-verior duke i thënë se edhe ai e ka një buton nuklear në zyrën e tij, dhe që është më i madh dhe më i fuqishëm se ai i Kim Jong Un.

Në fakt Trump e ka vërtet një buton në Zyrën Ovale, por sa herë që e shtyp nuk lëshon asnjë raketë nukleare. Në fakt butoni shërben për të thirrur shërbyesit në Shtëpinë e Bardhë sa herë që presidenti ka nevojë për diçka.

Për të lëshuar ndonjë raketë bërthamore, është disi më e komplikuar.

Donald Trump-it i është dorëzuar një valixhe e zezë misterioze që kur u bë President, brenda së cilës gjenden pjesët dixhitale të pajisjes të njohura si “Biskota”. Në një takim privat me agjentë sekretë atij i është shpjegouar se si të aktivizojë pajisjen.

Kur i merr Donald Trump kodet nukleare?

Donald Trump tashmë ka akses mbi kodet nukleare të cilat i janë komunikuar atij sapo u betua si President i SHBA-ve, shkruan Newsbomb.al.

Çfarë mund ta ndalojë atë që t’i përdorë?

Në teori Donald Trump ka liri të plotë për autorizimin e përdorimit bërthamor. Megjithatë në praktikë kjo varet edhe nga elementë të tjerë si ata njerëzor.

Donald Trump merr i pari vendimin dhe më pas i jep leje sekretarit amerikan të Mbrojtjes për të autorizuar lëshimin.

Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes mund të kundërshtojë urdhrin. Në këtë rast kjo do përbënte kryengritje dhe Trump do e shkarkonte atë duke iu drejtuar zv.sekretarit, e kështu me radhë.

Gjithashtu në bazë të Amendamentit 25 të kushtetutës amerikane, një zëvendës President mund ta deklarojë Presidentin të paaftë mendërisht por kjo do kërkonte mbështetjen e shumicës së kabinetit.

Si dërgohet mesazhi?

Brenda valixhes është një libër i zi me një menu për opsionet e sulmit. Presienti e identifikon identitetin e tij si komandant i përgjithshëm me anë të një karte plastike.

Pasi kryhet kjo, urdhri kalon përmes kryetarit të shefave të përbashkët të Shtabit, në dhomën e luftës Pentagonit, dhe më pas, duke përdorur kodet e vulosura i kalon selisë së Komandës Strategjike në bazën ajrore Offutt në Nebraska.

Urdhri për të qëlluar i transmetohet ekipit të lëshimit që përdorin kodet e enkriptuara të cilat duhet të përputhen me kodet e mbyllura brenda kasafortave të tyre, shkruan Newsbomb.al.

Sa shpejt ndodh lëshimi?

Më pak se një orë. Raketat e tokës duan rreth 30 minuta për të fluturuar nga SHBA në Rusi apo Kinë. Dhe rreth 12 minuta kohë fluturimi nëse ato lëshohen nga ndonjë nëndetëse që rri në pritje në perëndim të Oqeanit Atlantik.

Sa dëm mund të shkaktojë?

Shtetet e Bashkuara mbeten një prej superfuqive më të mëdha në botë – tjetra është Rusia – duke poseduar arsenal shkatërrues që mund ta ndryshojë botën përgjithmonë.

Që nga shtatori i 2016-ës SHBA ka kryer 1,367 mbushje bërthamore, Rusia 1,796, dhe Britania 120. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090820789337158
array(1) { ["section"]=> string(109) "donald-trump-s-ka-buton-nuklear-ne-tavoline-por-ja-si-funksionon-nese-vendos-te-leshoje-raketa-atomike-105301" }