Donald Trump sapo ndryshoi përgjithmonë internetin

Publikuar tek: bota, më 19:39 14-12-2017 Donald Trump sapo ndryshoi përgjithmonë internetin

Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) në Shtetet e Bashkuara ka votuar pro rrëzimit të Neutralitetit të Internetit, i njohur si Net Neutrality, që i jep mundësinë përdoruesve të internetit të kenë akses falas dhe të barabartë në rrjet.

Ashtu siç pritej, FCC votoi 2-3 në favor të shfuqizimit të rregulave nga koha e presidentit Barack Obama.

Kjo i jep mundësinë ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP) të mos e trajtojnë më trafikun e internetit në mënyrë të barabartë.

Kjo do të thotë se ISP-të e fuqishme tashmë mund të vendosin vetë nëse duan të bllokojnë një uebfaqe apo shërbim, të limitojnë shpejtësinë apo të vendosin tarifa shtesë për aksesimin e tyre, çka më parë nuk e bënin dot.

Fatmirësisht rregullat e reja nuk e prekin Europën, që ka regullatorin e vetë të neutralitetit të quajtur Berec. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nasa bën njoftimin e madh: Ja çfarë ka zbuluar teleskopi Kepler
Rreth 500 refugjatë në Serbi po jetojnë nën qiell të hapur »
Article Logic
Execution time: 0.011353969573975
array(1) { ["section"]=> string(57) "donald-trump-sapo-ndryshoi-pergjithmone-internetin-103099" }