Donald Trump DEGJENERON dr. Faucin: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë për virusin

Publikuar tek: bota, më 18:31 19-10-2020 Donald Trump DEGJENERON dr. Faucin: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë për virusin

Dr. Anthony Fauci është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit. Mirëpo mesa duket presidenti Donald Trump duket i zhgënjyer prej tij.

Trump ka thënë se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, e cila ka vrarë më shumë se 215,000 amerikanë. Trump e konsideron atë si një “katastrofë”.

Duke iu referuar edhe zyrtarëve të tjerë si “idiotë”, Trump thotë se është i gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore, edhe pse rastet po rriten përsëri.

Sipas tij, nëse do të dëgjonte Faucin, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara.  

“Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump, duke kryer një telefonatë me stafin e fushatës nga hoteli i tij. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë.”

“Fauci është një djalë i mirë,” vazhdoi Trump. “Ai ka qenë këtu për 500 vjet”.

Pothuajse në të njëjtën kohë kur Trump po fliste në telefon, Fauci po vlerësohej bë Akademinë Kombëtare të Mjekësisë për Udhëheqjen Shembullore gjatë një ceremonie virtuale. Fauci tha se ai ishte “pa fjalë” ndërsa merrte njohjen.

“Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë,” tha Fauci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndarësi i drogës pikas policinë dhe GËLLTIT dozën, ja si e detyrojnë efektivët ta nxjerrë (VIDEO)
U takua me një person të infektuar me Covid-19, izolohet për 7 ditë Zonja e Parë e Francës, frikë për Emanuel Macron »
Article Logic
Execution time: 0.014060020446777
array(1) { ["section"]=> string(96) "donald-trump-shkarkon-dr-faucin-njerezit-jane-lodhur-duke-degjuar-keta-idiote-per-virusin-224344" }