Donald Trump u prish seriozisht qetësinë vendeve të Europës Lindore

Publikuar tek: bota, më 15:26 22-07-2016 Donald Trump u prish seriozisht qetësinë vendeve të Europës Lindore

Deklarata e kandidatit zyrtar presidencial republikan amerikan, Donald Trump, sipas të cilit një ndërhyrje amerikane për të ndihmuar një vend të sulmuar anëtar të NATO-s nuk ishte në natyrën e tij, u komentuaa sot me shumë shqetësim nga media polake.

“Trump minon arsyen e të qenit me NATO-n”, ishte titulli i gazetës më të madhe të pavarur polake ”Rzeczpospolita”.

“Donald Trump rrezikon NATO-n”, shkruante një tjetër gazetë me ndikim e Varshavës ”Gazeta Wyborcza”, që njihet edhe si media pranë opozitës së qendrës.

“Kjo është një sfidë e parimeve fondamentale të aleancës”, vijonte ”Rzeczpospolita”, që flet edhe për një ”destabilizim të botës perëndimore me pasoja të pallogaritshme, jo vetëm strategjike, por edhe ekonomike, që SHBA-ja do t’i ndjejë e para“.

Ndërkohë që vendet balltike janë të shqetësuara për ndryshimin e sjelljeve të Moskës, Trump deklaroi për gazetën amerikane ”The New York Times” se, nëse Rusia sulmonte, ai nuk do të vendoste të përfshinte SHBA-në përpara se të verifikonte nëse këto vende “kishin përmbushur detyrimet ndaj saj”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi dje se solidariteti është një vlerë themelore, ndërsa Donald Trump konfirmoi sërish se nëse do të zgjidhej president i SHBA-së, një ndërhyrje ushtarake amerikane për të ndihmuar një shtet anëtar në rrezik nuk ishte kusht në vetvete dhe se buxheti i aleancës duhej të menaxhohej në mënyrë më të drejtë.

”Nuk dëshiroj të përfshihem në fushatën elektorale amerikane, por ajo që dua të shpreh është të nxjerr në pah atë që vërtetë ka rëndësi për NATO-n”, deklaroi Stoltenberg, cituar në një deklaratë të transmetuar në media.

”Solidariteti mes aleatëve është një vlerë e rëndësishme për NATO-n. Kjo vlerë luan një rol kyç për sigurinë e Evropës, ashtu edhe të SHBA-së. Ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin”, vlerësoi Stoltenberg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përpiqet të ndihmojë të sëmurin autik, qëllohet nga policia
Planifikuan sulme terroriste në Lojrat Olimpike “Rio2016”, arrestohen 10 persona »
Article Logic
Execution time: 0.0048389434814453
array(1) { ["section"]=> string(73) "donald-trump-u-prish-seriozisht-qetesine-vendeve-te-europes-lindore-47441" }