Donald Tusk: BE e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson, por s’ka Brexit pa marrëveshje

Publikuar tek: bota, më 22:27 24-08-2019 Donald Tusk: BE e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson, por s’ka Brexit pa marrëveshje Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë ditën e sotme se Bashkimi Europian është i gatshëm të dëgjojë idetë e kryeministrit Boris Johnson për Brexit.

Duke folur në një konferencë nga Samiti i sotëm i G-7, Tusk theksoi se pavarësisht gatishmërisë apo vullnetit për të dëgjuar idetë e kryeministrit të ri britanik Johnson, nuk do të ketë një dalje nga BE-ja pa marrëveshje. Menjëherë pas largimit të Theresa May dhe marrjes së detyrës nga kryeministri i ri Boris Johnson, britanikët nisën të flisnin për një dalje të mundshme nga BE pa marrëveshje.

‘Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë ide që janë funksionale, realiste dhe të pranueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shpresoj se kryeministri Johnson nuk do të mbesë në histori si ‘Zotri pa marrëveshje’, u shpreh Tusk.

Për të diskutuar më nga afër idetë e kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidenti i KE Donald Tusk pritet të takohen nesër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078518390655518
array(1) { ["section"]=> string(95) "donald-tusk-be-e-gatshme-te-degjoje-idete-e-boris-johnson-por-s-ka-brexit-pa-marreveshje-176244" }