Donald Tusk mesazh të qartë Erdogan: Hollanda është Europë, je i shkëputur nga realiteti

Publikuar tek: bota, më 12:14 15-03-2017 Donald Tusk mesazh të qartë Erdogan: Hollanda është Europë, je i shkëputur nga realiteti

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka dërguar një mesazh të qartë në Turqi për konfliktin në cilin është përfshirë ky shtet me Hollandën.

Tusk ka theksuar se “Hollanda është Europë dhe Europa Hollandë”, për të vënë në dukje diferencën mes dy kulturave. Tusk e ka konsideruar Hollandën si vendin e lirisë dhe demokracisë dhe se ata që shohin fashizëm në këtë shtet janë totalisht të shkëputur nga realiteti.

“Dua të them diçka për Hollandën, pas asaj që ndodhi gjatë fundjavës. Hollanda është Europë dhe sot dua të them se Europa është Hollandë. Vendi i lirisë dhe demokracisë. Sigurisht edhe Roterdami. Qyteti i Erasmus, i shkatërruar në mënyrë brutale nga nazistët, dhe që sot ka një kryebashkiak të lindur në Marok. Nëse ndonjëri sheh fashizëm në Roterdam është totalisht i shkëputur nga realiteti. Ne të gjithë solidarizohemi me Hollandën”, deklaroi Tusk gjatë raportimit në Parlamentin e BE.

Turqia ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Hollandën, pasi ky shtet refuzoi zhvillimin e tubimeve të qeverisë turke në territorin e tij për referendumin që e shpall shtetin turk republikë presidenciale. Presidenti Rexhep Taip Erdogan i ka konsideruar hollandezët si fashistë dhe përgjegjës për genocidin e Serbrenicës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021688938140869
array(1) { ["section"]=> string(92) "donald-tusk-mesazh-te-qarte-erdogan-hollanda-eshte-europe-je-i-shkeputur-nga-realiteti-71968" }