Doni të ktheni të djathtën në pushtet? Ngjela debat me Mediun: Ja si rrëzohet Rama për 3 muaj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 18-09-2019 Doni të ktheni të djathtën në pushtet? Ngjela debat me Mediun: Ja si rrëzohet Rama për 3 muaj Spartak Ngjela dhe Fatmir Mediu

Avokat Spartak Ngjela thotë se Shqipëria sot nuk ka krizë politike. Sipas tij, vendi ka kriza të tjera, por jo politike, pasi nuk ka probleme në parlament.

Teksa debatonte me republikanin Fatmir Mediu, Ngjela theksoi se nëse e djathta klasike do të vijë në pushtet, atëherë nuk duhet të dëgjojë më liderin demokrat Lulzim Bashën, por të vendosë në krye të PD të rinj demokratë që punojnë në institucione të rëndësishme në Europë.

PJESË NGA DEBATI NË “REAL STORY” NË NEWS 24:

Mediu: Ne nuk dolëm nga parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri. Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.

Ngjela: Mirë ore zotëri, çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’;iu praoj edhe unë.

Mediu: Sot Shqipëria është në krizë. Shqipëria po shpopullohet.

Ngjela: Kjo është ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.

Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.

Ngjela: Kjo nuk është krizë politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.

Gjekmarkaj: Me këtë krizë, kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.

Ngjela: Nuk iu ka përkrahur asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar.  Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama, prandaj iu afron.

Mediu: Nuk ka as gjykatë kushtetuese…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026379108428955
array(1) { ["section"]=> string(98) "doni-te-ktheni-te-djathten-ne-pushtet-ngjela-debat-me-mediun-ja-si-rrezohet-rama-per-3-muaj-178945" }