Doni të njihni më mirë kandidatët tuaj? Informohuni rreth tyre nëpërmjet këtij aplikacioni

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 08-05-2017 Doni të njihni më mirë kandidatët tuaj? Informohuni rreth tyre nëpërmjet këtij aplikacioni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me USAID kanë zhvilluar edhe aplikacionin për manaxhimin e informacionit për kandaditët për deputetë, të zgjedhjeve të datës 18 qershor 2017.

 Nëpërmjet këtij aplikacioni që është i disponueshëm për çdo votues, qyetatarë aktivë, institucione shtetërore dhe kërkues/hulumtues, çdo i interesuar mund të gjejë informacion për partitë që kandidojnë, kandidatët e tyre, jetëshkrimin dhe vetëdeklarimet për pastërtinë e figurës së tyre.

 Ky projekt mundëson aksesimin në kohë reale të dhënave të depozituara nga vetë kandidatët, dhe është lehtësisht i përdorshëm.

 Ndërkohë nga partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend 2017, rezulton se: 

1. Fryma e Re Demokratike (FRD), ka 150 kandidatë për deputetë nga të cilët 71 (47,33%) janë femra.

2. Partia Demokracia Sociale (PDS), ka 141kandidatë për deputetë nga të cilët 61 (43,26%) janë femra.

3. Aleanca Demokratike (AD), ka 145 kandidatë për deputetë nga të cilët 50 (34,48%) janë femra.

4. Aleanca Popullore per Drejtesi (APD), ka 143kandidatë për deputetë nga të cilët  69 (48,25%) janë femra.

5. Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet (PDIU), ka 144 kandidatë për deputetë nga të cilët  65 (45,14%)janë femra.

6. Sfida per Shqiperine (SFIDA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët  60 (42,86%) janë femra.

7. Partia Aleanca Demokristiane (ADK), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët  63 (45,00%) janë femra.

8. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK), ka 141 kandidatë për deputetë nga të cilët  53 (37,59%) janë femra.

9. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët  54 (38,57%) janë femra.

10. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (PKD), ka 140 kandidatë për deputetë nga të cilët 57 (40.71%) janë femra.

11. Lista e Barabarte (LIBRA), ka 163 kandidatë për deputetë nga të cilët  62 (38,04%) janë femra.

12. Partia Social Demokrate e Shqipërisë (PSD), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët  56 (39,16%) janë femra.

13. Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), ka 143 kandidatë për deputetë nga të cilët  68 (47,55%) janë femra.

14. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ka  146 kandidatë për deputetë nga të cilët  62 (42,47%) janë femra.

15. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka  161 kandidatë për deputetë nga të cilët  58 (36,02%) janë femra.

Në total, janë 2180 kandidatë për deputetë nga të cilët 909 (41,70%) janë femra.

NDIQ UDHËZIMET SI MË POSHTË:

faqja_1.jpg

 faqja_3.jpgfaqja_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLSH kallëzon në Prokurori 2 ish-regjistrues, 1 jurist dhe 1 specialist të ZVRPP, dëm shtetit 30.08 milion lekë
Shqiptari mashtron partnerin zviceran duke i shprehur dashurinë, “zhvatja” spektakolare që i bën »
Article Logic
Execution time: 0.011618137359619
array(1) { ["section"]=> string(95) "doni-te-njihni-me-mire-kandidatet-tuaj-informohuni-rreth-tyre-nepermjet-ketij-aplikacioni-77890" }