Doni të rezervoni fushat sportive te Liqeni Artificial? Ja si të aplikoni online

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 02-03-2017 Doni të rezervoni fushat sportive te Liqeni Artificial? Ja si të aplikoni online

Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë.

Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

Në varësi të terreneve sportive, më portalin e APR është e pasqyruar edhe rregullorja e fushës.

Shërbimi online thjeshtëzon procedurën dhe konfirmon kompleksin e ri multisportiv si një alternativë  argëtimi pa asnjë kosto.

Fushat sportive janë funksionale nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 të natës, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Fusha me bar është përcaktuar për futboll dhe rugby ndërsa dy të tjerat me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

Për të parë si funksionon, kliko KETU:  http://aprtirana.al/rezervo-fushat-ne-pmlat/

2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çifti konfliktohet, vajza ndërhyn për të shpëtuar nënën, por i ati bën një veprim të tmerrshëm
Policia prangos biznesmenin e njohur, pronar i pallatit 20-katësh »
Article Logic
Execution time: 0.0095169544219971
array(1) { ["section"]=> string(85) "doni-te-rezervoni-fushat-sportive-te-liqeni-artificial-ja-si-te-aplikoni-online-70476" }