'Donim të ishte vajzë', babai i Alban Skënderajt zbulon të pathënat për këngëtarin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:10 23-05-2019 'Donim të ishte vajzë', babai i Alban Skënderajt zbulon të pathënat për këngëtarin

E gjithë familja e Alban Skënderajt ishte e ftuar në ‘Soirée’, ku rrëfyen sekrete të jetës së këngëtarit.

Për herë të parë ata u shfaqën së bashku në ekran. I ati, i vëllai, Miriami dhe të gjithë miqtë treguan histori të ndryshme personale me Albanin.

Babai i Alban Skënderajt, si ish-ushtarak, tha se Albani ka marrë nga ai cilësitë më të mira, për të cilat ai ndihet shumë krenar.
“Është njeri shumë koherent, çdo gjë e ka bërë në kohë, që nga shkolla, patenta, të dashurën e gjeti në kohë, gjithçka e ka bërë në kohë…” – tha Qerim Skënderaj për të birin.

Ndërsa Miriami, pasi rrëfeu edhe një herë tjetër se si është njohur me bashkëshortin, tregoi edhe raportin e veçantë që Albani ka me të bijën – “divën e shtëpisë” tashmë, e cila ka nisur të sfidojë edhe “hapësirën” e saj.

Ka akoma, e dini? I ati zbuloi se familja e tij, Albanin e kishin dashur vajzë. Madje, kur ka lindur Albani, Arbri, duke qarë, mori në telefon të atin dhe e lajmëroi: “Babi, lindi vëllai, mami është mirë…”

“Unë kam dashur gjithmonë një vajzë dhe tek Albani i kishim shpresat se do ishte vajzë. Nisur edhe nga shenjat e shtatzënisë, u bindëm se ishte vajzë. Por doli një djalë shumë i shëndoshë…”

Në fakt, të gjithë donin që Albani të ishte vajzë, por “goditja finale” ishte Taulanti, vëllai i katërt në familjen e meshkujve: “Me siguri, kur lindi Taulanti, do jenë mërzitur më shumë akoma… Taulanti që vazhdon të kërkojë një motër…”

 

pp.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023663997650146
array(1) { ["section"]=> string(86) "donim-te-ishte-vajze-babai-i-alban-skenderajt-zbulon-te-pathenat-per-kengetarin-165428" }