Donte të hakmerrej për masakrën e Zelandës së Re, arrestohet shqiptari në SHBA, bashkëpunëtor i ISIS (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:43 05-04-2019 Donte të hakmerrej për masakrën e Zelandës së Re, arrestohet shqiptari në SHBA, bashkëpunëtor i ISIS (EMRI-FOTO) Fabjan Alameti

Një shqiptar ka rënë në pranga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi bënte thirrje për t’u bashkuar me ISIS dhe për t’u hakmarrë për masakrën në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Fabjan Alameti, i cili ishte vënë nën përgjim disa muaj më parë.

Në përgjimet e muajit janar të këtij viti, Alameti fliste për komplotimin e një sulmi kundër objektit ushtarak amerikan, ndërtesës së qeverisë, klubit të homoseksualëve ose tempullit hebre.

Ndërkohë disa ditë më parë, ai kishte deklaruar se do të merrte hak për sulmin e Zelandës së Re.

Daily Mail raporton se shqiptari kishte udhëtuar nga New Jorku drejt Montanës sepse e kishte më të lehtë të blinte një armë dhe kishte marrë një pushkë M1A.

‘Do të sulmoj njerëzit të rastësishëm që të hakmerrem për masakrën’, kishte deklaruar Alameti dhe më pas kishte shkuar në hotel ku kishte pirë marijuhanë dhe alkool.

Shqiptari ishte dërguar në spital për shkak të overdozës dhe më pas ishte paraqitur në polici për të marrë sendet e tij, por u përball me akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe të terrorizmit.

Një dëshmitar kishte regjistruar 21-vjeçarin të deklaronte se po blinte drogë pasi ditën tjetër do të vdiste.

Shqiptari ndodhet në paraburgim deri në mbylljen e hetimeve dhe vendosjen e masës së sigurisë.

Ndërkohë kujtojmë se disa javë më parë australiani Brenton Tarrant vrau 50 vetë në dy xhami dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë. Ekstremisti 29 vjeçar, filmoi veten gjatë atentatit. Gjykata  e Zelandës së Re e ka akuzuar atë për vrasje të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm. 

Arma e sekuestruar e shqiptarit

11903970-6890635-image-a-3_1554470104981.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.016629934310913
array(1) { ["section"]=> string(115) "donte-te-hakmerrej-per-masakren-e-zelandes-se-re-arrestohet-shqiptari-ne-shba-bashkepunetor-i-isis-emri-foto-159318" }