Donte të rrëmbente qenin e Obamës, arrestohet 49 vjeçari nga Shërbimet Sekrete

Publikuar tek: bota, më 19:22 09-01-2016 Donte të rrëmbente qenin e Obamës, arrestohet 49 vjeçari nga Shërbimet Sekrete Qeni Bo i familjes Obama

Dikush që pretendonte se ishte Jesus dhe se kishte për prindër John F.Kennedy dhe Marilyn Monroe, ka dashur të rrëmbejë një nga qentë e familjes Obama. Zyrtarë në SHBA dhe mediat raportojnë se ai është arrestuar. 

Bëhet fjalë për Scott Stockert, 49 vjeç, që u arrestua në hotel Uashington të mërkurën, pasi agjentët e Shërbimit Sekret gjetën armë të paregjistruara në posedim të tij citojnë autoritetet.

Agjentët shkruan në hotel pasi kanë marrë njoftim nga Shërbimi Sekret në Minesota për një plan rrëmbimi për qenin Bo.

Shërbimi sekret kishte zbuluar se Stockert, nga Dakota e Veriut, kishte bërë planin e rrëmbimit të Bo, një nga dy qenët portugezë që janë në pronësi të presidentit Obama dhe familjes së tij. Dokumentet e gjyqit thonë se Stockert u lirua të premten (dje) për tu përfshirë në një program supervizioni me intesitet të lartë dhe u urdhërua të mos mbajë armë të rënda, qofshin të vërteta apo imitacione. Ai u urdhërua gjithashtu të qëndrojë larg Shtepisë së Bardhë dhe Capitol. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes në rrethana misterioze princesha e bukur iraniane Ashraf, francezët e quanin “Pantera e Zezë”
Video tronditëse e dhunimit të një vajze në Koln të Gjermanisë, pamjet e përmasave të skandalit seksual »
Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(83) "donte-te-rrembente-qenin-e-obames-arrestohet-49-vjecari-nga-sherbimet-sekrete-29559" }