Dorëheqja e Cameron, këta janë 5 kandidatët që do kërkojnë të marrin drejtimin e Britanisë

Publikuar tek: bota, më 17:55 30-06-2016 Dorëheqja e Cameron, këta janë 5 kandidatët që do kërkojnë të marrin drejtimin e Britanisë Theresa May shihet si kandidatja më e mundshme për zëvendësimin e David Cameron

Gara për postin e pasardhësit të liderit të partisë konservatore dhe kryeministrit që ka paraqitur dorëheqjen, David Cameron shkak i Brexit u hap sot zyrtarisht, me disa kthesa të papritura të shënuara së fundmi në skenën politike.

Pesë kandidatë kanë përparuar në këtë garë por personi më i përfolur si i më i mundshmi, Boris Johnson, kreu i kampit Brexit që në mënyrë krejt të papritur njoftoi sot në mëngjes tërheqjen e tij. Dy orë pas publikimit të lajmit të tërheqjes, aleati i tij pro-Brexit dhe ministri i Financave, Michael Gove i nguli thikë pas shpine duke u shprehur se Boris nuk mund të merrte dot përsipër rolin e lidershipit.

Theresa May

E distancuar nga lufta e brendshme që tronditi partinë konservatore gjatë fushatës së referendumit, ministrja e hekurt e Brendshme paraqet kandidaten e konsensusit në postin e pasardhësit të David Cameron.

Euroskeptike në bindje, Theresa May 59 vjeçare zgjodhi të mbajë që në fillim të vitit duke dalë kundër çdo pritshmërie, për të qëndruar besnike e kryeministrit dhe të mbrojë tezën pro-BE-së. Ajo u vë në shërbim të plotë duke mbrojtur gjithashtu tezën e një kufizimi të imigracionit, temë e favorshme e pro-Brexit.

Michael Gove

Aleat i Boris Johnson më fushatën e referendumit, ministri i Drejtësisë njoftoi sot në mënyrë të papritur kandidaturën e tij.

Intelektual dhe neokonservator me shpirt fisnik dhe ambicioz, Gove 48 vjeç ka qënë një prej mbështetësve të flaktë për fitoren e kampit Brexit, pas prishjes së marrëdhënieve me mikun e tij David Cameron, i cili aspiron tashmë të zgjidhet në krye të ekzekutivit britanik.

Ai justifikoi këtë zgjedhje duke kërkuar që Britania e Madhe të ishte më e lirë, më e drejtë dhe më e fortë jashtë BE-së.

Stephen Crabb

Ministri i Punës që në krye të herës ka zyrtarizuar paraqitjen e kandidaturës së tij. Pro qëndrimit në BE, Crabb bëri të ditur se asnjë kthim pas nuk do të ishte i mundshëm si dhe nuk do të kishte asnjë referendum të dytë.

Në një parti shpeshherë të akuzuar për elitizëm, ministri 43 vjeçar me origjinë nga Uellsi u edukua nga një nënë beqare. Ai përbën një alternativë të mundshme së bashku me ministrin e Sipërmarrjeve, Sajid Javid.

Liam Fox

Kampion i vlerave tradicionale brenda partisë konservatore si dhe euroskeptik i padiskutueshëm, ish ministër i Mbrojtjes 54 vjeç kishte kundërshtuar dhënien e dorëheqjes së tij nga posti që mbante në vitin 2011, pas një skandali për konflikte të ndryshme interesi.

Andrea Leadsom

Sekretarja e Shtetit për Energjinë, 53 vjeçe njoftoi kandidaturën e saj në Tëitter duke lobuar për të marrë më të mirën nga Brexit. Kandidatja që ka punuar në fushën e financës kërkoi për të zhvilluar festime masive për “pavarësinë” e Britanisë së Madhe pas njoftimit të rezultatit të referendumit. (ATSH)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015619039535522
array(1) { ["section"]=> string(95) "doreheqja-e-cameron-keta-jane-5-kandidatet-qe-do-kerkojne-te-marrin-drejtimin-e-britanise-45071" }