Dorëheqja e Contes, presidenti Matarella konsultime me partitë politike për zgjidhjen e krizës

Publikuar tek: bota, më 20:48 22-08-2019 Dorëheqja e Contes, presidenti Matarella konsultime me partitë politike për zgjidhjen e krizës Presidenti italian Sergio Matarella ne konsultime me perfaqesues te partive politike

Presidenti italian, Sergio Matarella ka realizuar konsultime me forcat politike për zgjidhje e krizës politike në Itali.

Presidenti italian po tenton që të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Mattarella, pas dy ditësh konsultimesh me partitë politike u ka lënë afat deri të martën e javës së ardhme partive politike për të reflektuar, transmeton newsbomb.al.

Pas konsultimeve, Matarella deklaroi për mediat se nga konsultimet me forcat politike, u verifikua mundësia për krijimin e një mazhorance të re pa shkuar në zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij zgjedhjet e parakohshme do të bëhen vetëm në rast se nuk gjendet asnjë mundësi koalicioni nga forcat politike ndërmjet njëra-tjetrës.

Sekretari i Partisë Demokratike të Italisë, Nicola Zingaretti bëri me dije se gjatë orëve në vazhdim mund të pritet një koalicion midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes 5 Yjet, transmeton newsbomb.al.

'Me dorëheqjen e kryeministrit Conte, të cilin e falënderoj së bashku me ministrat, kriza politike është e hapur dhe me një ndarje të diskutueshme midis dy palëve. Kriza duhet të zgjidhet në një afat të shkurtër ashtu siç kërkon një vend i madh si yni. Vetëm qeveritë që fitojnë besimin e Parlamentit me marrëveshje grupore për një program për qeverisjen e vendit janë të mundshme, në mungesë të këtyre kushteve rruga është ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Përdorimi i votuesve është i nevojshëm nëse parlamenti nuk është në gjendje të shprehë mazhorancën qeverisëse. Unë u informova se iniciativat janë nisur midis palëve. Do të nis konsultime të reja që do të fillojnë të martën e ardhshme për të nxjerrë përfundime dhe për të marrë vendimet e nevojshme' tha pas takimit me disa forca politike presidenti italian Matarella.

Ndërkohë partia Lëvizja 5 Yjet dhe kreu i saj Luigi Di Maio, ka përpiluar një program me 10 pika për mazhorancën e re qeverisëse që pritet të krijohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026834964752197
array(1) { ["section"]=> string(100) "doreheqja-e-contes-presidenti-matarella-konsultime-me-partite-politike-per-zgjidhjen-e-krizes-176054" }