Dorëheqja e Haradinaj, Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Publikuar tek: rajon, më 19:22 20-07-2019 Dorëheqja e Haradinaj, Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme Kreu i PDK Kadri Veseli

Kryepralamentari i Kosovës Kadri Veseli dhe njëherësh kreu I PDK thotë se zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Veseli tha se vendimi i Haradinaj është një vendim dhe si i tillë është pranuar. Ai shtoi gjithashtu se për këtë vendim nuk kishin pasur asnjë konsultë apo njoftim paraprak.

'Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje, kurdo që caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet tash është vetëm koha kur ato duhet të mbahen. Për këtë, besoj se do të kemi konsulta edhe me partnerët e koalicionit të deritashëm dhe me partitë tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi', tha kreu i PDK Kadri Veseli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05514121055603
array(1) { ["section"]=> string(80) "doreheqja-e-haradinaj-veseli-zgjedhjet-e-parakohshme-jane-te-pashmangshme-172806" }