Dorëheqja e Haradinajt, ambasadori gjerman: Së shpejti Kosova të ketë qeveri funksionale

Publikuar tek: rajon, më 23:31 22-07-2019 Dorëheqja e Haradinajt, ambasadori gjerman: Së shpejti Kosova të ketë qeveri funksionale Ambasadori gjerman ne Kosove, Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale.

Ambasadori Heldt i pyetur nga REL për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, tha se Gjermania respekton pavarësinë e Dhomave të Gjykatës Speciale si dhe vendimin e kryeministrit Haradinaj.

'Kosova vazhdon të ketë përballë sfida të rëndësishme politike, në veçanti dialogun politik me Serbinë dhe reformat e brendshme politike. Është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë një qeveri funksionale', është shprehur ambasadori gjerman.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë ditës së hënë ai përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030679941177368
array(1) { ["section"]=> string(93) "doreheqja-e-haradinajt-ambasadori-gjerman-se-shpejti-kosova-te-kete-qeveri-funksionale-173031" }