DORËHEQJA E HARADINAJT/ Presidenti Thaçi: U informova nga mediat për vendimin e tij, në Gjykatë edhe Këshilltari im

Publikuar tek: rajon, më 18:04 19-07-2019 DORËHEQJA E HARADINAJT/ Presidenti Thaçi: U informova nga mediat për vendimin e tij, në Gjykatë edhe Këshilltari im

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Thaçi shprehet se është informuar nga mediat për dorëheqjen e Haradinajt, duke e quajtur të paraevokueshme nga pozita e tij.

Ai gjithashtu shpreh keqardhjen që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dhe keshilltarin e tij, Bislim Zyrapi.

Thaçi shton se e respekton vendimin dhe si President zotohet se do të veprojë bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore.

Statusi i plotë: 

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023364067077637
array(1) { ["section"]=> string(119) "doreheqja-e-haradinajt-presidenti-thaci-u-informova-nga-mediat-per-vendimin-e-tij-ne-gjykate-edhe-keshilltari-im-172701" }