Dorëheqja e Haradinajt, reagon Basha: Akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka

Publikuar tek: politike, më 17:38 19-07-2019 Dorëheqja e Haradinajt, reagon Basha: Akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka Ramush Haradinaj, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Basha thotë se dorëheqja e tij është “akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka”.

“Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, shkruan më tej Basha.

Reagimi i plotë:

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova - Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18059897422791
array(1) { ["section"]=> string(87) "doreheqja-e-haradinajt-reagon-basha-akti-i-nje-njeriu-qe-ve-atdheun-mbi-gjithcka-172697" }