Dorëheqja e Sonila Qatos, paralajmëron PD: Nesër PROVA për skandalin që e detyroi të largohet

Publikuar tek: politike, më 15:38 19-09-2019 Dorëheqja e Sonila Qatos, paralajmëron PD: Nesër PROVA për skandalin që e detyroi të largohet Sonila Qato

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar për dorëheqjen e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Sonila Qatos, pas konfliktit me Gjoka Construction, e cila ka ngritur edhe padi ndaj saj.

Tabaku pretendon se dorëheqja e Sonila Qatos është pjesë e luftës e brendshme për vjedhjen e milionave eurove.

Ish-deputetja e PD-së paralajmëron se ditën e nesërme do të publikojë prova për konfliktin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshen e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin.

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes klaneve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.”

LEXO EDHE: Akuzat e ARRSH/ Gjoka Construction hedh në gjyq Sonila Qaton: Shtyu afatin e tenderit për kompaninë e palicensuar, na solli për inspektim arkitektë e juristë nga 24 vjeç (DEKLARATA E PLOTË)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023530960083008
array(1) { ["section"]=> string(98) "doreheqja-e-sonila-qatos-paralajmeron-pd-neser-prova-per-skandalin-qe-e-detyroi-te-largohet-179028" }