Dorëheqja e Theresa May, sekretari i Brendshëm britanik i 'futet' garës për kryeministër

Publikuar tek: bota, më 21:40 27-05-2019 Dorëheqja e Theresa May, sekretari i Brendshëm britanik i 'futet' garës për kryeministër

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë.

Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor.

Javid, në një video të postuar të hënën në Tëitter, tha se qëllim i tij është "rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja".

"Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit-in", tha Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Javid, 49 vjeç, është djalë i prindërve pakistanezë.

Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament. /REL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011780023574829
array(1) { ["section"]=> string(92) "doreheqja-e-theresa-may-sekretari-i-brendshem-britanik-i-futet-gares-per-kryeminister-165940" }