Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Vasili: Faji s’është i Kryeministrit, por i atyre që i tregojnë preshin

Publikuar tek: politike, më 21:55 27-08-2019 Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Vasili: Faji s’është i Kryeministrit, por i atyre që i tregojnë preshin Fotomontazh: Petrit Vasili - Kreyministri Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vizitës së Ramës në Lezhë ditën e sotme.

Duke ironizuar Ramën, Vasili shkruan se kryeministri edhe pse kapet me presh në dorë fajin nuk e ka as ai dhe as Valdrin Pjetri por ata që i tregojnë preshin.

‘Kryeministri kapet me presh ne dore.

Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kane ata qe ja tregojne preshin.

Lexojeni cfare ka thene derdimeni sot ne Lezhe duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:

"Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Pas kesaj ju e kuptoni shume qarte se cfare turpi eshte ky kryeminister dhe gjithshka perfaqeson ai dhe cfare ka perqark tij’, shkruan Petrit Vasili.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës një takim me strukturat për të nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Valdrin Pjetrit, për Bashkinë e Shkodrës. Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e postit të kryebashkiakut pasi PD bëri publike disa akuza ku pretendohej se ai ishte dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik drogë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022589921951294
array(1) { ["section"]=> string(104) "doreheqja-e-valdrin-pjetrit-vasili-faji-s-eshte-i-kryeministrit-por-i-atyre-qe-i-tregojne-preshin-176489" }