Dorëheqja për shkak të Gjykatës Speciale, Haradinaj: Më kontaktuan shumë kryeministra por jo Rama

Publikuar tek: rajon, më 21:55 22-07-2019 Dorëheqja për shkak të Gjykatës Speciale, Haradinaj: Më kontaktuan shumë kryeministra por jo Rama Kryeministri ne detyre Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet se përse dha dorëheqjen nga posti i tij.

Në një intervistë për televizionin T7, Haradinaj ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale për të në Hagë.

Haradinaj gjithashtu ka konfirmuar raportet e ftohta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, i cili reagoi shumë ftohtë dhe me vonesë pas thirrjes së tij nga Gjykata Speciale.

'Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Moisiu që ishte dhe këtu etj.

Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema', tha Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052191972732544
array(1) { ["section"]=> string(102) "doreheqja-per-shkak-te-gjykates-speciale-haradinaj-me-kontaktuan-shume-kryeministra-por-jo-rama-173022" }