Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb, Vjollca HOXHA në ‘luftë’ me aksionerët, gati për BETEJËN e madhe me Aleksandër FRANGAJN (Zbardhen URDHRAT dhe KËRKESA për QKB- FAKSIMILE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 28-12-2019 Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb, Vjollca HOXHA në ‘luftë’ me aksionerët, gati për BETEJËN e madhe me Aleksandër FRANGAJN (Zbardhen URDHRAT dhe KËRKESA për QKB- FAKSIMILE) Vjollca Hoxha-Aleksander Frangaj

Një aksioner dorëhiqet dhe një tjetër shkarkohet nga Vjollca Hoxha duke rihapur lojën për shumicën e aksioneve të Digitalb.

Dorëheqje dhe shkarkime në ‘Digit-Alb’, kompaninë e të ndjerit Dritan Hoxha që tashmë e ka marrë në dorë gruaja e tij Vjollca.

Ilir Karaguni, aksioner i Digitalb dhe njëherazi anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Digitalb, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.

Pas kësaj, Karaguni ka kërkuar thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Digitalb, raporton newsbomb.al.

dorehqeja.jpg

Asambleja, siç shkruan newsbomb.al është mbajtur më datë 4 dhjetor të 2019-ës kur është pranuar dorëheqja e Karagunit dhe është emëruar në vend të tij, Redi Ajazi, drejtor i shërbimit të klientit në digitalb. Kujtojmë se Karaguni është aksioner i Digitalb si pronar i Union Group, bashkë me Edmond e Niko Lekën, me 20% të aksioneve.

Ndërkaq, në asamble është vendosur shkarkimi nga detyra i dy anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, Eduard Poda, zotërues i 2% të aksioneve të Digitalb dhe Iva Çamuku.

Në vend të Podës,  është emëruar Elena Bardhi ndërsa vendin e Iva Çamukut e ka zënë anëtarja e re e Këshillit Mbikqyrës, Enkeleda Bullari.

shk.jpg

shk1.jpg

Krahas emërimeve dhe shkarkimeve, në asamble, është diskutuar edhe një raport konfidencial lidhur me marrëveshjen mes ish-aksionerëve të shoqërisë “Supersport” dhe shoqërisë “Digitalb”.

Në fund të mbledhjes, Asambleja e Përgjithshme e Digitalb i ka bërë kërkesë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit që të marrë masat për refuzimin e çdo regjistrimi të aplikimit për ndryshimin e të dhënave mbi aksionerët e Digitalb si dhe të përqindjes së pjesëmarrjes së aksioneve në shoqërinë Digitalb.

ker.jpg

 

rapor.jpg

 

URDHRI i VJOLLCA HOXHËS për Digitalb: Mos paguani detyrimet e prapambetura ndaj ish-aksionerëve të Supersport (HISTORIA)

Në vitin 2006, Aleksandër Frangaj, themeloi një platformë transmetimesh sportive të quajtur ‘SuperSport’, përmes aksioneve nën pronësi të bashkëshortes së tij Alba Gina. 

Në vitin 2016, Supersport pushoi së ekzistuari si ent më vete, duke iu bashkuar Digitalb.

Ndërkaq, sipas një vendimi të marrë po, më datë 4 dhjetor 2019, kur është mbledhur dhe Asambleja e Digitalb, është vendosur që mos paguhen nga ana e shoqërisë Digitalb, këstet e mbetura të çmimit të shoqërisë “Supersport” apo personave që ju kanë kaluar të drejtat.

Gjithashtu, është vendosur refuzim i shitjes me kusht të aksioneve në shoqërinë Digitalb, ish aksionerëve të shoqërisë Supersport, apo personave që iu janë kaluar të drejtat, të cilët nuk janë aksionerë të shoqërisë Digitalb.

Është vendosur t’i kërkohet ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë digitalb.

Gjithashtu, t’i kërkohet Qendrës Kombëtare të Biznesit të refuzojë, çdo regjistrim të aplikimit për ndryshimin e të dhënave mbi aksionerët e shoqërisë Digitalb si dhe të përqindjes së pjesëmarrjes së aksionerëve në shoqërinë Digitalb, pa një akt, kontratë transfermi, shitje aksionesh por vetëm bazuar në marrëveshjen e datës 10.03.2010.

urdhri.jpg

Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë reagimi i Aleksandër Frangaj pas urdhrave të rreptë të Vjollca Hoxhës dhe kërkesës që kjo e fundit i ka dërguar QKB-së.

Një gjë është e qartë: Beteja sapo ka nisur dhe do të jetë një përplasje ‘titanësh’. Të gjitha për të gjitha, sepse në lojë, janë shumë para.

Vlera reale e DIGITALB, e llogaritur nga kompania UNICREDIT është plot 60 milionë euro dhe Vjollca Hoxha do luftojë deri në fund për aksionet e digitalb dhe nga ana tjetër, Frangaj s’është mësuar të dështojë.

PSE I FRIKËSOHET VJOLLCA HOXHA SHITJES SË AKSIONEVE dhe kush janë PRONARËT E VËRTETË TË DIGITALB

Vjollca Hoxha sot zotëron shumicën e aksioneve të Digitalb dhe është e lirë në vendimmarrje. Të tjerat janë në duart e Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment), Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.

Por pronësia e vërtetë e aksioneve ndryshon në dhjetor, kur bosët e vërtetë rikthehen për të marrë kontrollin, pasi gjithë këtë kohë e kishin lënë me qira, tek Digitalb, pjesën e tyre të aksioneve.

Dhe ata janë: Armand Duka, Saimir Mane, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj, Edmond Leka. Kur këta të fundit të kthehen në Digitalb, nga 1 janari 2020, aksionerja kryesore e Digitalb Vjollca Hoxha bie me 42 përqind të aksioneve duke humbur maxhorancën e vendimmarrjes dhe mendohet se negociatat do të rihapen sërish.

Mesa duket, tanimë shpresat e Vjollca Hoxhës janë te QKB. Mbetet për t’u parë se sa do e marrë parasysh QKB, kërkesën e saj dhe Digitalb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viti i 30-të i tranzicionit dhe i 100-të i parlamentarizmit në Shqipëri, çfarë pritet nga 2020
Koncert madhështor dhe spektakël fishekzjarresh, Veliaj: Ndërrimin e viteve e presim te sheshi ‘Skënderbej’ »
Article Logic
Execution time: 0.01242995262146
array(1) { ["section"]=> string(174) "doreheqje-dhe-shkarkime-ne-digitalb-vjollca-hoxha-ne-lufte-me-aksioneret-gati-per-betejen-e-madhe-me-aleksander-frangajn-zbardhen-urdhrat-dhe-kerkesa-per-qkb-faksimile-190582" }