Dorëheqjet e 3 drejtorëve, Erion Braçe vizitë 'BLIC' në Kadastrën e Vlorës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:37 15-10-2019 Dorëheqjet e 3 drejtorëve, Erion Braçe vizitë 'BLIC' në Kadastrën e Vlorës

Zv.kryeministri Erion Braçe ka zvilluar këtë mëngjes një vizitë në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se nr.2 i qeverisë ka bërë një inspektim nga ora 08:00 në Kadastrën e qytetit bregdetar. Ky institucion së fundmi është përballur me dorëheqjen e eprorëve. 

Tre drejtorë brenda një muaji dhanë dorëheqjen në Kadastrën e Vlorës dhe sipas asaj që thuhet në media, shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.

I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri po ashtu të njëjtin veprim, duke lënë detyrën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030462026596069
array(1) { ["section"]=> string(78) "doreheqjet-e-3-drejtoreve-erion-brace-vizite-blic-ne-kadastren-e-vlores-182091" }