Dorëheqjet/Ja kush janë dy zv.ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 14-02-2020 Dorëheqjet/Ja kush janë dy zv.ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë (EMRAT) Vjero-Xhemali

Emërohen dy zv.ministret e reja në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

Zv.ministrja e parë e Financave është Adela Xhemali, Ish drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Xhemali ka shërbyer edhe si ish-drejtoreshë e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave.

Emri i dytë është Vasilika Vjero, ish drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar ku punoi vetëm dy javë. Vasilika Vjero ka qenë gjithashtu drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga detyra. Vjero ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave. Sot ajo është rikthyer në këtë pozicion.

Kujtojmë ndërkaq se dy dorëheqjet nga ministria e Financave, mediatikisht janë interpretuar si dorëheqje të detyruara dhe që lidhen me ‘luftën’ e dyqaneve ‘Duty Free’ në Rinas.

Zv.ministri i Financave Elton Haxhi dha dorëheqjen dje pasi më herët kishte firmosur zgjatjen e kontratës për gruan e Gjin Gjonit, pavarësisht ‘presionit amerikan’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072340965270996
array(1) { ["section"]=> string(86) "doreheqjet-ja-kush-jane-dy-zv-ministret-e-reja-te-financave-dhe-ekonomise-emrat-195172" }