Dorëhiqet drejtori i Hetimit Tatimor, ja arsyeja

Publikuar tek: barometri, më 08:15 21-08-2018 Dorëhiqet drejtori i Hetimit Tatimor, ja arsyeja

Drejtori i Hetimit Tatimor Enertil Canaj ka dhënë para disa ditësh dorëheqjen nga posti që mbante për arsye personale.

 

Canaj me anë të një letër-kërkese i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ekzaktësisht më datë 17.08.2018.

“I nderuar z. Ministër

Së pari dua të ju falenderoj për mbështetjen e madhe që më keni dhënë për arritjen e rezultateve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor gjatë periudhës që kam drejtuar këtë Drejtori. Mendoj që është bërë një punë shumë e mirë dhe rezultatet e tregojnë këtë gjë.

Për arsye personale ju paraqes dorëheqjen time nga Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Duke besuar në mirëkuptimin tuaj, 

Ju uroj punë të mbarë”, ka shkruar në letër-kërkesë Enertil Canaj.

Kujtojmë se, Canaj njihet si personi që drejtoi aksionin kundër informalitetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043183088302612
array(1) { ["section"]=> string(54) "dorehiqet-drejtori-i-hetimit-tatimor-ja-arsyeja-131709" }