Dorëhiqet kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 31-03-2015 Dorëhiqet  kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi

Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e Didit erdhi pas publikimit të fakteve të reja në lidhje me Mark Frrokun si dhe kontraditave të mëparëshme me ministrin Tahiri.

Didi e komunikoi dorëheqjen e tij në mbledhjen me krerët e lartë të policisë dhe pritet që pas pak të dalë në një konferencë për shtyp. Ai ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama e ministrit Tahiri duke lënë kështu postin që mbante nga tetori i vitit 2013, që pritet t'i kalojë Haki Çakos si drejtor i komanduar. Kjo është kërkesa  e dorëheqjes që Didi i ka dërguar Ramës e Tahirit.

Për "Frrokun" jo më larg se dje u arrestua edhe Artan Bajraktarin me detyrë shef i “Interpol Tiranës” dhe Loreta Alla ish-shefe e “Interpol Tiranës”.

Pak më parë PD doli në një deklaratë për shtyp nëpërmjet Arben Ristanit i cili akuzoi drejtpërdrejt Didin për skandalin "Frroku".

“Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës. Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre.Kjo është një përpjekje e turpshme dhe e dëshpëruar, për të nxjerrë të larë, autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.”, theksoi Ristani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehu “Frrokun”, arrestohet shefi i Interpol Tiranës
Shpjegohet Tahiri: Interpoli nuk funksionoi për Frrokun, Didi dha shembull se po rilindim »
Article Logic
Execution time: 0.012944936752319
array(1) { ["section"]=> string(52) "dorehiqet-kreu-i-policise-se-shtetit-artan-didi-7410" }