Dorëhiqet ministrja suedeze pasi dështoi në testin e alkoolit, rrezikon edhe burgun

Publikuar tek: bota, më 20:15 15-08-2016 Dorëhiqet ministrja suedeze pasi dështoi në testin e alkoolit, rrezikon edhe burgun

Ministrja suedeze e Arsimit, Aida Hadzialic, u largua sot zyrtarisht nga kabineti, pasi njoftoi në fundjavë se po jepte dorëheqjen lidhur me një incident.

Hadzialic deklaroi për gazetarët se ishte ndaluar të enjten nga një kontroll rrugor në Oresund, në rrugën që lidh Suedinë me Danimarkën, ku pas testit të alkoolit rezultoi se ajo kishte tejkaluar masën e lejuar.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven pranoi sot dorëheqjen e saj.

“Vendimi për t'u kthyer nga kryeqyteti danez, Kopenhagen pasi kisha pirë dy gota verë, para një koncerti, ishte gabimi më i madh i jetës sime”, ka thënë 29 vjeçarja myslimane, me origjinë nga Bosnje-Hercegovina.

Policia i ka hequr patentën Hadzialic, ndërsa prokuroria nuk ka vendosur ende nëse do të ngrejë padi ndaj ish-ministres pasi drejtimi i makinës në gjendje të dehur dënohet me burg në Suedi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025790929794312
array(1) { ["section"]=> string(88) "dorehiqet-ministrja-suedeze-pasi-deshtoi-ne-testin-e-alkoolit-rrezikon-edhe-burgun-49834" }