Dorëhiqet mjekja Lindita Shosha, denoncoi kushtet e Ushtarakut

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 07-03-2015 Dorëhiqet mjekja Lindita Shosha, denoncoi kushtet e Ushtarakut Mjekja Lindita Shosha në inspektim me ministrin Ilir Beqja

Mjekja Lindita Shosha që denoncoi kushtet e vështira, me të cilat punojnë doktorët e kirurgët në spitale, ka dhënë dorëheqjen.

Shosha ka punuar si kirurge në Spitalin e Traumës, një nga më të specializuarit për ndihmën në aksidente e trauma të ndryshme. Ajo denoncoi kushtet e vështira të bazës materiale me të cilën kryente operacionet në Spitalin Ushtarak, duke nisur nga shtretërit e ndryshkur e deri tek pajisjet kirurgjikale.

“Në sallat e operacionit janë kushte të vështira. Ne operojmë në shtrate të ndryshkur. Ky është mjerimi i tejskajshëm i spitalit. Politika ka bërë dhe bën emërime joprofesionale. Arsyet e largimit tim janë të shumta.’’, thotë Shosha, e cila shton se ka shërbyer me devotshmëri që prej 1994 në spital.

Shpesh mjekët kanë bërë denoncime për kushtet në të cilat punojnë, por kanë vazhduar t'u përshtaten kushteve ekzistuese, në rastet kur nuk u janë plotësuar kërkesat. Kësaj here, mjekja Shosha ka menduar të dorëhiqet nga këto mjedise, që sipas saj shënojnë mjerimin e tejskajshëm.

“Sot bëra kërkesën për largimin definitiv nga Spitali Univerisitar i Traumës, – shkruan Shosha. – Faleminderit miqve të mi, që për vite me radhë ishin pjesë e rritjes sime profesionale, edukimit tim,  suportit në momentet më të veshtira, inkurajimit për t’u përballur me vështirësitë, sukseseve të mia. Miqte e mi të vërtetë, i mar me vete kudo qe të shkoj, janë pasuria e shpirtit tim.

Me anë të kësaj kërkese, ju kërkoj largimin dhe ndërprerjen e marrëdhenieve të punës dhe marrëdhënieve financiare me Spitalin Univerisitar të Traumes. Arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha ajo që po më detyron të largohem përfundimisht nga institucioni të cilit i kam shërbyer devotshmerisht që prej vitit 1994 e deri me sot, është mjerimi i tejskajshem ku ndodhet institucioni im prej vitesh. Mungesa e kushteve minimale për mjeke e paciente, që e shohin këtë institucion si të vetmen shpresë nga e gjithe Shqipëria, kushtet e veshtira në sallat e operacionit që risin vështirësinë për të patur cilësinë e dëshiruar dhe mungesa e shpalosjes së teknikave të reja dhe bashkëkohore, pasi që spitali nuk disponon asnjë të tillë, po degradon përditë dijet, trajnimet dhe eksperiencat e shumta të bëra nëpër botë me shpenzimet tona dhe tëfamiljeve tona. Në këto kushte ky spital nuk i plotëson me aspiratat e mia, kërkesat në rritje ndaj vehtes për rritje cilësore dhe bashkëkohore të performancës sime mjekësore në akord me investimin tim të bërë në vite.

Në 21 vjet që ushtroj aktivitet mjekësor, asgjë nuk ka ndryshuar në spitalin e traumës, ndërkohë që ka ndryshuar komplet shoqëria shqiptare. Operojmë në të njëjtin shtrat të ndryshkur e të kalbur, që i përket kohës së ndihmave sovjetike dhe kineze, me llampa ndricuese për spitale fushore, me aparatet e narkozes që rrjedhin gaze në ajer e intoksikojne përditë mjekë e personel, me rroba të shqyera e të grisura, me mungesa në materiale të konsumit, etj.

Por jo vetëm, në këtë institucion politika ka bërë dhe bën emërime pa backgrounde profesionale, por me kartona politike, janë të njëjtët njerëz, që për vite të tëra kanë parë si po degradon institucioni dhe kanë heshtur, janë të njëjtët njerëz që, ndëkohë që dikush flet të vërtetat, i vërsulen pa meshirë duke e përbaltur dhe ofenduar deri në probleme të jetës personale dhe shëndetësore të individit. Ky është një institucion ku denigrohet figura e femrës profesioniste, me një mendësi primitive e të lenë pas tashmë në vite. Për të mos thënë më pas për mungesën e politikave edukuese dhe programeve të qarta se ku duhet të aspiroje dhe si duhet të zhvillohet institucioni, çfarë do t’i ofrojë brezit më të ri të mjekeëve, që do marrin fatet e njerëzve në dorë. Largohem me shijen e hidhur të një drejtuesi të lartë të sistemit shendetësor, që kënaqet përballë dhunës dhe denigrimit që iu behet bluzave të bardha, që nxit urrejtje dhe përçmim për mjekun profesionist dhe nuk arrin te kuptoje teresine dhe investimin e tij te pamate nder vite, sepse kure nuk ariti të vizitoje nga afër dhe të prekë atë realitet të përditshëm të abjenteve reale, kushteve të padenja për evropën moderne që aspirojmë, vështirësitë e përditshme që ne kemi në punën tonë, kundrejt pagesave qesharake.

Në mendësine time si mjek profesionist dhe person aktiv i shoqësisë civile, nuk do lejoj të dhunohem antiligjërisht nga individë partiake, pasi sistemi më ka testuar në çdo hallkë timen përgjatë ciklit tim profesional dhe në punen konkrete me pacientët e mi. Jam krenare që i kam shërbyer vendit dhe popullit tim në të gjitha kohërat, në të gjitha situatat, si shumë kolegë të mi të nderuar në gjithë Shqipërinë. Në bazëtë legjislacionit në fuqi të Republikes së Shqiperisë, në respekt të ligjit dhe të gjitha kritereve përkateëse, kërkoj largimin tim nga ky institucion. Dr. Shk. Mjk. Lindita Shosha Kirurge e përgjithshme – Proktologe.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana në syrin e Dronit (VIDEO)
Lulzim Basha uron mësuesit: Sot dita më e trishtë për ta »
Article Logic
Execution time: 0.014245986938477
array(1) { ["section"]=> string(66) "dorehiqet-mjekja-lindita-shosha-denoncoi-kushtet-e-ushtarakut-5226" }