Dorëzimi vullnetar i armëve, Tahiri: Politika e Tiranës merret me çadra e bllokime, qytetarët bëjnë punë për të bërë shtet (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 06-03-2017

“Politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga, qytetarët, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet” kështu shkruan ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri teksa publikon shifrat e dorëzimit vullnetar të armëve për muajin shkurt.

Nëpërmjet një statusi Tahiri rrëfen se vetëm në muajin shkurt janë dorëzuar 600 armë, 671 granata, mina, predha dhe mbi 207.000 municion.

“Ministri Tahiri status ne fb dhe publikon nje video: Shkurt: Dorëzuar 600 armë, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. Faleminderit qytetarëve. Kontribut i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që  duam. Politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga. Qytetarët, bashkë me ne, po bëjnë punë për të bërë shtet. Siç po bëjmë shtet, do bëjmë edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe të ardhmen. Shqiperia pa armë, bëhu trim dorëzo armën” shkruan Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis punën linja e re e autobusit “Qyteti Studenti - Jordan Misja”: Njihet aboneja, Veliaj i pari që e inaguron
Në Lezhë ndodh çudia: Ja ç’bën bashkia kur s’ka lekë »
Article Logic
Execution time: 0.010755062103271
array(1) { ["section"]=> string(131) "dorezimi-vullnetar-i-armeve-tahiri-politika-e-tiranes-merret-me-cadra-e-bllokime-qytetaret-bejne-pune-per-te-bere-shtet-video-70928" }