Dorëzohen pas rrethimit nga policia Arbion dhe Alban Aliko, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit Basha (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 27-06-2015

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve, Arbion dhe Alban Aliko, të cilët janë të dyshuarit kryesorë në sulmin ndaj RENEA-s në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Dy vëllezërit i janë dorëzuar policisë pas disa orë rrethimesh të zonës ku ata ndodheshin.

Arbion dhe Alban Aliko ishin të fshehur në një tunel të fshatit Kardhiq, ndërsa dorëzimi i tyre është bërë falë edhe ndërhyrjes së babait të tyre për t’i bindur fëmijët e tij t’i dorëzohen policisë.

Mësohet se përpara dorëzimit Arbion dhe Alban Aliko kanë kërkuar të mos qëllohen nga policia pasi ishin të paarmatosur. Aktualisht, dy vëllezërit Aliko janë duke u transportuar drejt komisariatit të Gjirokastrës, duke i dhënë fund arratisjes së tyre katër ditore.

Operacioni i policisë ka nisur në orën 16:00 të ditës së sotme për të përfunduar rreth orës 21:30. Të angazhuara në operacion ishin 500 efektivë, ndërsa operacioni është drejtuar nga helikopteri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Gjithashtu, policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme një tjetër shtetas, i cili ka furnizuar me ushqimë dy vëllezërit gjatë kohës që ata ishin në arrati. Mësohet se ai arrestuari është shtetasi D.Shehu.

Lexo edhe: Arrestimi i vëllezërve Aliko/ Tahiri: Do vendoset drejtësi për ty Ibrahim

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, nuk ka të lënduar
Arrestimi i vëllezërve Aliko/ Tahiri: Do vendoset drejtësi për ty Ibrahim »
Article Logic
Execution time: 0.01161003112793
array(1) { ["section"]=> string(122) "dorezohen-pas-rrethimit-nga-policia-arbion-dhe-alban-aliko-te-dyshuarit-kryesore-per-vrasjen-e-efektivit-basha-video-14789" }