Dorëzohet Erdogan, i kërkon falje Putinit për avionin e rrëzuar

Publikuar tek: bota, më 15:16 27-06-2016 Dorëzohet Erdogan, i kërkon falje Putinit për avionin e rrëzuar

Vetëm pak orë pas njoftimit se Turqia dhe Izraeli kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë një tjetër tërheqje të rëndësishme në politikën e jashtme, duke i kërkuar falje Rusisë për avionin e rrëzuar vitin e kaluar.

Zv/kryeministri turk dhe zëdhënësi i qeverisë Numan Kurtulmus kanë lajmëruar sot se presidenti Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim u janë drejtuar me nga një letër homologëve të tyre rusë, presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit Dimitry Medvedev.

Mediat vendase shkruajnë se në letrën drejtuar Putinit, Erdogan ka shprehur ngushëllimet për familjarët e pilotit të vrarë, si dhe ka kërkuar ndjesë për incidentin.

Ankaraja kishte refuzuar më herët t’i kërkonte ndjesë Moskës me argumentin se avioni i rrëzuar në nëntor të 2015-ës, kishte shkelur hapësirën ajrore turke, një veprim i përsëritur nga ushtria ruse, përgjatë kufirit turko-sirian. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010303020477295
array(1) { ["section"]=> string(68) "dorezohet-erdogan-i-kerkon-falje-putinit-per-avionin-e-rrezuar-44735" }