‘Dorëzuan mandatet për të mos votuar KLP-në dhe KLGJ-në’, Balla: Sjellje tipike e një organizate terroriste

Publikuar tek: politike, më 18:13 21-02-2019 ‘Dorëzuan mandatet për të mos votuar KLP-në dhe KLGJ-në’, Balla: Sjellje tipike e një organizate terroriste Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar për krijimin e e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Me anë të një postimi në Facebook, Balla i uron rrugë të mbarë SPAK-ut, për të cilin kanë kandiduar 27 prokurorë.

Sipas Ballës ishte pikërisht kjo arsyeja pse opozita dorëzoi mandatet, ndërkohë që këtë veprim e quan tradhëti ndaj qytetarëve.

Reagimi i plotë i Ballës:

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme.

Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.

Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017.

Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.

Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA?? dhe BE??.

Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053241968154907
array(1) { ["section"]=> string(110) "dorezuan-mandatet-per-te-mos-votuar-klp-ne-dhe-klgj-ne-balla-sjellje-tipike-e-nje-organizate-terroriste-153698" }