Dorian Koçi është emëruar drejtori i ri i Muzeut Kombëtar, pas shkarkimit nga ky post i Melsi Labit.
Koçi mbante më parë vendin e zv/drejtorit të Muzeut Kombëtar ndërsa ish-drejtori i Labi u shkarkua menjëherë pasi akuzoi ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk jep fonde për muzeun por për ekspozita private si “Bunkart”.