Doshi: Ju garantoj hetimin, jo mision i pamundur dhe pse autori është numri 2 i shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:53 15-03-2015 Doshi: Ju garantoj hetimin, jo mision i pamundur dhe pse autori është numri 2 i shtetit

Deputeti Tom Doshi ka reaguar sërish në lidhje me hetimin e çështjes së tij kaq shumë të debatuar e përfolur ditëve të fundit. Doshi nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetin social “facebook” ka bërë edhe një herë me dije mungesën e tij të besimit ndaj Prokurorisë duke shtuar se autori që do kryente vrasjen me pagesë të tij është duke u mbajtur nën terror psikologjik dhe se ndërmjetësi tjetër Fatjon Skënderi  nuk i thotë të vërtetën Prokurorisë.

“Kam bërë publike mungesën e besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, çështje për të cilën në mënyrë të arsyetuar i jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm. Kam rezerva të arsyeshme në lidhje me hetimin, të cilat në respekt të insitucionit dhe të funksionit që mbaj si pjesë e legjislativit, i kam bërë e do i bëj prezent konform ligjit. Pavarësisht kësaj në respekt edhe të opinionit publik, jam i detyruar të jap vlerësime në lidhje me proçesin, për aq të vërteta sa dihen publikisht.

Deklarimet e mia kanë qenë publike dhe me emra dhe ngjarje specifike: konkretisht kam bërë publike skemën e ngjarjes së përgatitur kundër meje dhe emrat e përfshirë në të si porositës, ndërmjetës dhe ekzekutor.
Konstatoj se hetimet në kuadër të kësaj deklarate kanë qenë me dy standarte:
Nga njëra anë personi që ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi, Durim Bami, mbahet i arrestuar dhe nën terror psikologjik, madje qëllimisht gjoja për masa sigurie vazhdon akoma të qëndrojë nën mbikqyrje të Policisë së Shtetit e jo nën mbikqyrje të organeve të specializuara sikurse janë burgjet që monitorohen nga Prokuroria dhe standartet dhe ruajtja kryhet nga Policia e Burgeve (e papërfshirë në këtë proçes)
Nga ana tjetër, ndërmjetësi i krimit (Fatjon Skënderi) pasi thirret me ndërmjetësim të dyshimtë nga Gjermania, i jepen garanci se nuk do ketë asnjë masë shtrenguese ndaj tij -dhe nuk ka në fakt.
Dallimi mes tyre është se:
Durim Bami - ka hequr dorë vullnetarisht nga krimi dhe më ka vënë në dijeni në lidhje me të - për pasojë është i arrestuar e nën presion e terror policor që të detyrohet të deformojë të vërtetën e pranuar më parë prej tij
Fatjon Skënderi - nuk ka hequr dorë vetë nga krimi por thjesht ju dekonspirua skema, ndërsa ndryshe nga i pari vijon bashkëpunimin me porositësin e vrasjes edhe për dështimin e proçesit hetimor - për pasojë është i privilegjuar duke mos u marrë asnjë masë shtrenguese ndaj tij që të vijojë të mos thotë të vërtetën”, shkruan deputeti Doshi.

Doshi e përmbyll postimin e tij duke thënë se provat janë të pakundërshtueshme dhe se hetimi do shkojë deri në fund ndonëse duket si mision i pamundur ngaqë autori sipas tij, është numri 2 i shtetit, duke iu referuar kështu kryetarit të Kuvendit Meta.


“Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por ju garantoj se jam besimplotë që me prova te pakundërshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpejt.
Natyrisht per keto diferencime në hetim do njoftoj te te gjitha institucionet pergjegjese por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Shqipërisë”, njofton deputeti Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplaset nga makina fëmija me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital
Shkodër, shkarkohen 4 punonjës të ZRPP »
Article Logic
Execution time: 0.013275146484375
array(1) { ["section"]=> string(90) "doshi-ju-garantoj-hetimin-jo-mision-i-pamundur-dhe-pse-autori-eshte-numri-2-i-shtetit-5979" }