Ashtu siç paralajmëroi edhe mbrëmjen e djeshme deputeti i PS Tom Doshi ka kërkesën e tijzyrtare për hetues ndërkombëtarë. Deputeti Doshi e ka dorëzuar këtë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndërkohë që më herët shprehu mosbesueshmërinë e tij te institucioni i Prokurorisë duke e akuzuar për hetim të njëanshëm.
Nëpërmjet një statusi në “facebook” mbrëmë (15 mars, e dielë) Doshi garantoi qytetarët për hetimin dhe shprehu besimin e tij të plotë te ndërkombëtarët.
“Në dukje hetimi nga prokuroria e kësaj çështje në të cilën autor është edhe numri 2 i shtetit, ngjan mision i pamundur por ju garantoj se jam besimplotë që me prova te pakundërshtueshme dhe ndihmën e ndërkombëtarëve kjo do të bëhet e mundur shpejt. Natyrisht për këto diferencime në hetim do njoftoj te të gjitha institucionet përgjegjëse por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Shqipërisë”, njoftoi mbrëmë deputeti Doshi .