Doshi padit Brahon për shpifje, përzgjidhen gjyqtarët në Gjykatën e Lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 08-04-2015 Doshi padit Brahon për shpifje, përzgjidhen gjyqtarët në Gjykatën e Lartë Tom Doshi

Përzgjidhen me short gjyqtarët që do të gjykojnë padinë e Tom Doshit, kundër Spartak Brahos.  Artan Zeneli, Medi Bici, Arjana Fullani, Andi Çeliku dhe Mirela Fana(Gjylameti) do të jenë gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen, pas përzgjedhjes me short.

Deputeti Tom Doshi paditi në gjykatë deputetin Spartak Braho për shpifje. Padia është depozituar sot në Gjykatën e Lartë, pasi sipas Doshit Braho ka shpifur në lidhje me raport mjekësor të siguruar nga deputeti Tom Doshi, të cilin ai ia paraqiti Këshillit të Mandateve, mbledhja e të cilit për relacionin ndaj autorizimit të arrestimit të tij nga Prokuroria u shty. Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçi deklaroi ditë më parë se klienti i tij ishte duke përgatitur një padi ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho për shpifje.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, ka thënë se raporti i lëshuar nga mjeku Eduart Shota për deputetin Tom Doshi, ishte i falsifikuar. Padia u depuzitua në Gjykatën e Lartë nga avokatët e Doshit, pasi ai ndodhet në ''arrest shtëpie'' për kallëzim të rremë për akuzat që bëri ndaj Metës si porositës i vrasjes së tij.

Braho bëri publike edhe çertifikatën që sipas tij, vërteton se bashkëshortja e mjekut Eduart Shota, Aurela Shota, është e punësuar te kompania “Profarma” në pronësi të Tom Doshit, me detyrë nënpunëse për marrëdhëniet me publikun.

“Pra me pak fjalë, Toma i ka lëshuar raport Tomës, ashtu si edhe dëshmia e Petrit Çinarit të sëmurë, që Doshi e ka shpërblyer me një apartament dhe video e Durim Bamit, këto janë fakte rrënqethëse që prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund.’’, deklaroi asokohe Braho, duke shtuar se së shpejti do të publikonte fakte të tjera në lidhje me Çështjen “Doshi”.

Sipas raportit mjekësor të spitalit Hygea, Doshi kishte prej dy ditësh që kishte dhimbje koke, të përziera dhe dhimbje gjoksi. Mjekët i dhanë 5 ditë pushim dhe i sugjeruan trajtimin në spital të tensionit të lartë arterial,  gjë të cilën ai e refuzoi. Pas analizave atij i është rekomanduar shtrimi me qëllim që të evidentohej saktë arsyeja e këtyre problemeve, por nuk ka pranuar. Po kështu është bërë edhe një EKG  por nuk janë vënë re faktorë rreziku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babai i Elvis Elezit që u arrestua për terrorizëm: S’e besoj. E vras me duart e mia
Çështja “Doshi”/ Mbërrin nga Gjermania “Toni”, dëshmon në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.011861801147461
array(1) { ["section"]=> string(77) "doshi-padit-brahon-per-shpifje-perzgjidhen-gjyqtaret-ne-gjykaten-e-larte-8144" }