Doshi: Prokuroria shkelje në kërkesën për arrestimin tim

Publikuar tek: aktualitet, më 07:31 22-03-2015 Doshi: Prokuroria shkelje në kërkesën për arrestimin tim

Deputeti Tom Doshi, ka publikuar shkeljet që sipas tij ka bërë Prokuroria në kërkesën ndaj Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet në Kuvend. Sipas Doshit Prokuroria nuk i ka dhënë kohën e duhur për tu mbrojtur si dhe ka mungesë provash.

Doshi shkruan se “rregullorja e Kuvendit i jep Keshillit 4 javë kohë për të bërë raportin për seancën plenare, kurse mua si deputet nuk më janë dhënë as 24 orë dhe asnjë material provues të akuzës, mbi të cilin unë të bëj mbrojtjen time”.

“Nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit jam njoftuar vetëm për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, bashkëlidhur së cilës nuk kishte asnjë dokument shoqërues”, shkruan Tom Doshi.

“Kjo është kërkesa qëe unë sot i kam bërë Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kërkesë

Drejtuar: Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Sipas shkresën 1118/1 datë 20.03.2015 të Kuvendit jam lajmëruar për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës time, për shkak se i ekziston dyshimi i arsyeshëm që kam konsumuar elementë të disa veprave penale.

Në “Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, miratuar me vendim nr 166 datë 16.12.2004, i ndryshuar, në neni 118 është përcaktuar me detaje proçedura që zbatohet kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti dhe konkretisht specifikohet se:

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm.

Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë.

Siç parashtrova në hyrje të kësaj shkrese, nga Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit te Republikës së Shqipërisë jam njoftuar vetëm për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, bashkëlidhur së cilës nuk kishte asnjë dokument shoqërues të cilat sipas kësaj dispozite të Rregullores janë të detyrueshme t’i paraqiten deputetit.

Vetëm para një ore më është dërguar më email, jo zyrtarisht, dhe një shtesë e relacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo provat dhe dokumentat që janë në bazë të kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në këto kushte kërkoj nga Keshilli që të më vërë në dispozicion të gjitha materialet e dërguara nga Prokurori i Përgjithshëm bashkëlidhur me kërkesën, me qëllim që unë të realizoj mbrojtjen time para këtij Këshilli.

Në rast se Prokurori i Përgjithshëm, nuk i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, materialet dhe dokumentat mbështetëse të kësaj kërkese që ju po shqyrtoni sot, t’i kthehet kërkesa Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që ta plotësojë atë me gjithë provat e nevojshme për këto akuza.

Veç sa më sipër, kërkoj që të më jepet koha e nevojeshme për të shqyrtuar provat dhe dokumentat që mbështesin kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të më njihet nga ky Këshill e drejta që të përfaqsohem në shqyrtimin e kërkesës nga një avokat mbrojtës, e drejtë kjo kushtetuese dhe e njohur nga të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Tom Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama thotë për Loro Borici: S’është ndërtim pa leje. Por FSHF e ka kthyer disa herë projektin e Atelie 4
Lirohet me kusht ish drejtori i fabrikës së “Gërdecit”, Dritan Minxolli »
Article Logic
Execution time: 0.013504028320312
array(1) { ["section"]=> string(60) "doshi-prokuroria-shkelje-ne-kerkesen-per-arrestimin-tim-6590" }