Doshi siguron fitoren e parë ndaj Ramës-në facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:11 02-03-2015 Doshi siguron fitoren e parë ndaj Ramës-në facebook

Nga përplasja midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Tom Doshi, duket se po del i fituar ky i fundit, të paktën në facebook.

Rrjetet sociale janë kthyer në një matës të ndjeshmërisë së publikut ndaj një çështje të caktuar dhe kryeministri Rama është shembulli tipik i këtij argumenti. Jo rallë herë vendimet e Ramës si kryeministër, janë ndikuar edhe nga reagimi i fansave të tij në facebook dhe tëitter.

Në dy postime të bëra nga Rama dhe Doshi në facebook, për çështjen e nxehtë në PS, është deputeti shkodran ai që ka marr mbështetjen më të madhe në rrjetet sociale nga fansat e tij, krahasuar me kryeministrin.

9.437 pëlqime, 960 komente dhe 155 shpërndarje ka marrë deri më tani statusi i Doshit në facebook. Ndërsa postimi i Ramës numëron 3.850 pëlqime, 736 komente(ato kundra janë fshirë) dhe 90 shpërndarje.

Pra duket qartë se në këtë përballje, mbështetjen më të madhe në rrjetet sociale e ka Tom Doshi, pritet të shihet nëse kjo mbështetje do të përkthehet e njejtë edhe tek elektorati në terren.


Lexo edhe:

Qëndrojnë komentet që mbështesin Ramën për Doshin, të tjerat...zhduken

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028913021087646
array(1) { ["section"]=> string(56) "doshi-siguron-fitoren-e-pare-ndaj-rames-ne-facebook-4821" }