Dosja ‘184’ kalon në Dibër, zbulohen të dhëna të reja për hetimin

Publikuar tek: politike, më 15:38 21-08-2019 Dosja ‘184’ kalon në Dibër, zbulohen të dhëna të reja për hetimin Foto ilustruese

Shpallja e moskompetencës së dosjes së famshme ‘’184’’ nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kalimi për gjykim në Prokurorinë e Dibrës ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja.

‘’ABC News’’ mësoi nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda se zhvendosja e kësaj dosjeje hetimore nga Tirana në Dibër është bërë me argumentin se të akuzuarit në fjalë nuk formojnë ‘’grup të strukturuar kriminal’’.

Përveç kësaj, asnjë prokuror në qarkun e Dibrës nuk e ka marrë përsipër apo është caktuar për të ccuar deri në fund hetimin dhe gjykimin e dosjes së zgjedhjeve lokale të Bashkisë Dibër në vitin 2016. As Kryeprokurorja e Rrethit të Dibrës Esmeralda Cami nuk ka pranuar të hetojë këtë dosje, pasi ka lidhje të afërta me njërin prej të akuzuarëve.

Pas shpalljes së moskompetencës së dosjes së fashme ‘’184’’ nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Partia Demokratike u shpreh nëpërmjet një dalje për shtyp se kjo lëvizje u bë qëllimisht për t’iu shmangur Strukturës së Posaccme Anti-Korrupsion (SPAK).

Dosja ‘’184’’ u bë e njohur në media dhe publikun shqiptar pas publikimit të përgjimeve të zyrtarëve të lartë qendrorë dhe lokalë të Partisë Socialiste në skemën e blerjes së votave në Bashkinë Dibër në vitin 2016 nga prestigjiozja ''Bild''.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071530342102051
array(1) { ["section"]=> string(69) "dosja-184-kalon-ne-diber-zbulohen-te-dhena-te-reja-per-hetimin-175950" }