Dosja 339, analisti i njohur paralajmëron përfshirje të ish ministrave në përgjime të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 06-06-2019 Dosja 339, analisti i njohur paralajmëron përfshirje të ish ministrave në përgjime të reja Dosja 339 (Foto ilustruese)

Dy ministra ose ish-ministra kanë rënë në përgjimet e dosjes “339/1”, dhe emrat pritet të dalin së shpejti në publik.

Të paktën kështu ka deklaruar analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin ‘Opinion’. Ai u shpreh se këta dy ministra ose ish-ministra janë përgjuar duke komunikuar në telefon me persona të dyshimtë.

Vangjeli ka folur edhe për një dosje tjetër, atë të Maminasit ku u kapën 613 kilogramë kokainë. Lidhur me këtë dosje, Vangjeli deklaroi se janë të përfshirë disa ish-deputetë demokratë.

Lorenc Vangjeli: Do dëgjosh që në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, një në qarkun e Durrësit dhe një tjetër.

Blendi Fevziu: Ministër aktual?

Lorenc Vangjeli: Ministër ose ish-ministër po them për momentin.

Blendi Fevziu: Por çfarë bëjnë këta?

Lorenc Vangjeli: Flasin dhe bisedojnë me personazhe të cilët kanë në karrierën e tyre gjëra të tjera. Ka një dosje tjetër…

Blendi Fevziu: 184?

Lorenc Vangjeli: Jo jo, lere atë, është një tjetër, ca më e rëndë akoma, peshon shumë, 613 kg, janë kokainë ato. Në të cilat shumë shpejt ndoshta do dëgjosh që atje do të përmendet një gjysëm duzine me ish-deputetë të Partisë Demokratike.

E gjitha kjo histori ka arritur tani në pikën që ka dalë në publik. Dhe për fat të mirë ky lloj mikrobi është i tillë që rritet në lagështirë edhe në fushatë apo edhe në errësirë, dhe ngordh kur del në dritë të diellit. Kjo është historia. Prokuroria ka dështuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071349143981934
array(1) { ["section"]=> string(96) "dosja-339-analisti-i-njohur-paralajmeron-perfshirje-te-ish-ministrave-ne-pergjime-te-reja-167214" }