‘Dosja 339 dhe MAFIA e betonit’, BE i jep çmimin e parë Klodiana Lalës, vlerësohen gazetarët që investiguan Vangjush Dakon

Publikuar tek: aktualitet, më 16:29 21-10-2020 ‘Dosja 339 dhe MAFIA e betonit’, BE i jep çmimin e parë Klodiana Lalës, vlerësohen gazetarët që investiguan Vangjush Dakon Klodiana Lala

Bashkimi Europian i ka dhënë çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019 gazetares së News24, Klodiana Lala për shkrimin ‘Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave’.

Vlerësimi i gazetares Lala nga Bashkimi Europian u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

“Çmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky çmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm, verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare, por që rrallë është verifikuar tërësisht” -u shpreh Kasapi.

Lala u shpreh se ndihet edhe më shumë e motivuar për të bërë punën e saj.

“Besoj që ne si gazetarë kemi detyrën të jemi çdo ditë në kërkim të fakteve, provave dhe të ngjarjeve të cilat institucionet përpiqen t’i fshehin. Unë kam bërë minimumin e asaj që do duhet të bëja dhe ky çmim më motivon për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.”- u shpreh Lala.

Bashkimi Europian i akordoi çmimin e dytë për gazetari investigative Merxhan Dacit nga ‘Faktoje.al’ dhe çmimin e tretë Andi Malasit nga Top Channel.

Top Story ka marrë çmim për temën e “mafies së betonit” dhe çështjen e tërmetit, duke përmenduar kompaninë e Vangjush Dakos. Pra të dy çmimet kanë të bëjnë me Dakon, që do të thotë se BE ka vlerësuar gazetarët që kanë hetuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shpërthen’ COVID-i në Korçë, infektohen një mësuese dhe një edukatore në Korçë,pozitiv edhe një arsimtare në Devoll
Shkarkohet nga detyra prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ja kush e zëvendëson »
Article Logic
Execution time: 0.012315034866333
array(1) { ["section"]=> string(125) "dosja-339-dhe-mafia-e-betonit-be-i-jep-cmimin-e-pare-klodiana-lales-vleresohen-gazetaret-qe-investiguan-vangjush-dakon-224605" }