Dosja ‘Babale’, Fredi ALIZOTI kontaktoi 10 herë Taulant BALLËN, i pandehuri ngrihet në këmbë: Nxirrni dhe telefonatat me shoqëruesin e BERISHËS

Publikuar tek: aktualitet, më 13:50 11-09-2019 Dosja ‘Babale’, Fredi ALIZOTI kontaktoi 10 herë Taulant BALLËN, i pandehuri ngrihet në këmbë: Nxirrni dhe telefonatat me shoqëruesin e BERISHËS I pandehuri Fredi Alizoti

Në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet për ccështjen ‘’Babale’’ janë publikuar dhe përgjime të tjera të të pandehurit Fredi Alizoti.

Avokati i gazetarit që realizoi përgjimet Jetmir Olldashi paraqiti në gjyq përgjimet e Alizotit, ku u pa se kishte kontaktuar 10 herë numrin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.

Në këtë moment, Alizoti është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar që të publikohen dhe bisedat e tij me shoqëruesin dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Sali Lushaj.

‘’Gjyqtar, thuaji të hapë të gjitha telefonatat sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti.

Alizoti akuzohet për dëshmi të rreme duke pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge në Itali.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070722103118896
array(1) { ["section"]=> string(145) "dosja-babale-fredi-alizoti-kontaktoi-10-here-taulant-ballen-i-pandehuri-ngrihet-ne-kembe-nxirrni-dhe-telefonatat-me-shoqeruesin-e-berishes-178071" }