Dosja belge: Pas kërcënimeve të Kurtit, ‘’Lumja’’ kontakton me vëllanë e tutorit të saj, Nardit, i quajtur Mark

Publikuar tek: slide-lart, më 09:43 03-04-2015 Dosja belge: Pas kërcënimeve të Kurtit, ‘’Lumja’’ kontakton me vëllanë e tutorit të saj, Nardit, i quajtur Mark Mark Frroku

Gjykata e latrë pritet të japë sot masën e sigurisë për Mark Frrokun i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të shtetit Belg, ku akuzohet për vrasje. Trupi gjykues i cili do të vendosë masën ndaj deputetit Frroku, përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj të cilët u përcaktuan përmes shortit, ndërsa relatorë të çështjes do të jenë Artan Broci dhe Edmond Islamaj.

Por veç akuzës për vrasje, Mark Frrokut i janë shkuar dhe dy akuza të tjera, ajo e “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe akuza e “ fshehjes dhe refuzimit për të deklaruar pasuritë” me vlerë 3 milionë dollarë.

Rrëfimi i një vajze për marrëdhënien mes Aleksandër Kurtit e vajzës së trafikuar me pseudonimin ‘’Lume’’ ka bindur prokurorët belgë për akuzat ndaj Mark Frrokut. Sipas rrëfimit të një vajze tjetër me pseudonimin ‘’Jeta’’ në dosjen e plotë,  publikuar sot nga gazeta ‘’Panorama’’,  ‘’Lumja’’ ka qenë e kërcënuar nga Aleksandër Kurti se do t’i tregonte familjes së saj për natyrën e aktiviteteve të saj në Belgjikë.

“Kjo e fundit kontakton me vëllanë e tutorit të saj, Nardit, i quajtur Mark. Marku dëshiron t’i japë një mësim të mirë Aleksandër Kurtit dhe për këtë ka thirrur Lekë Qafën, Aleks Vukshajn dhe Hilë Morinën. Ata nuk e dinë akoma vendin e strehimit të viktimës. Ata kanë kontaktuar Alfred Kolën, i cili e di adresën e Aleksandër Kurtit dhe i lë takim. Alfred Kola i shpjegon se duan të bisedojnë me të për Lumen ose Jetën. Viktima shkon në takimin e lënë, por I shoqëruar, më pas ka vijuar sherri gjatë të cilit ka humbur jetën’’.

Dosja e plotë

“Më datën 5 mars 1999, rreth orës 17:45, policia e Saint Gilles zbulon në rrugë publike në hyrje të ‘’Gare du Midi’’, në numrin 47 A të ‘’Avenue Fonsny’’ trupin e një djali të ri në agoni. Hunda e tij e mbuluar me gjak, hematoma të rënda te sytë, plagë në dorë, gjoksin e gjakosur me tri plagë goditje me thikë. Pak para se të mbërrijë policia, A.D dhe S.E, të cilat kishin ndaluar në stacionin e autobusit, vërejnë se rreth orës 17:30, 3 të rinj të moshës rreth 25 vjeç, mbase me origjinë të huaj, po vraponin në drejtim të rrugës ‘’Theodore Verhaegen’’. Njëri prej tyre mbante dorën e djathtë brenda xhaketës së tij dhe hedh një thikë të madhe mbi një kamion të postës, 100 metra larg vendit të ngjarjes. Viktima është identifikuar në bazë të  dokumenteve të identifikimit që iu gjetën, me emrin Azem Shkreli, lindur në Jugosllavi, më datë 8 shtator 1980. Policia gjeti poshtë një kamioni një thikë të madhe mishi me një dorezë prej druri, tehu i të  cilës është njollosur me gjak. Midis sendeve të gjetura mbi viktimën ishte një document udhëtimi i lëshuar për shtetasin me emër Azem Shkreli dhe një foto e prerë e një femre ku pas është shënuar ‘’Lume, Ti Amo, Je Tem dhe Të Dua, 27.01.1999 Kujtim për shokun tim, Aleksandrin’’.

Sipas policisë, mes 100 personave të ndodhur në vend, vetëm 3 dëshmitarë pranojnë të pyeten pak pas ngjarjeve. Më datën 5 mars 1999, prokurori i Mbretit kërkon hetimin e kësaj çështje në ngarkim të personave të panjohur me akuzën e vrasjes. Raporti mjeko-ligjor tregon se emri i vërtetë I viktimës është Aleksandër Kurti. Adresa e shënuar në letrën e gjetur në portofolin e viktimës në foton e një vajze të re me emrin ‘’Lume’’ ka çuar në kontrollin e urdhëruar nga gjykatësi.  L.A e lindur në 1976 është gjetur bashkë me dy qiramarrëset V.O dhe M.A, me të cilat prostituonte me emrin ‘’Julia’’, ose ‘’Angela’’ në ‘’Avenue Louise’’ në Bruksel. E habitur, ajo njeh veten e saj në foto, por fotoja është e prerë. Shoqja e saj M., e cila ishte me të në momentin kur është bërë fotoja në Kosovë para një viti e gjysmë apo 2 vjetësh nuk ishte me të. Megjithatë , ajo në polici dhe para gjykatësit pretendon se nuk e njeh viktimën. Nikolas Kurti, emri i të cilit u gjet në dokumentin që kishte me vete viktima, i shpjegon policisë se është vëllai i viktimës që ka marrë identitetin e rremë të Azem Shkrelit, me kombësi kosovare, me qëllim për të kërkuar azil politik në Angli. Në të vërtetë viktima identifikohet si Aleksandër Kurti, lindur më 13 janar 1975 ose 1976, me kombësi shqiptare.

Sipas deklaratave të Nikolas Kurtit, në ditën e vrasjes ka pasur një debat midis viktimës dhe tre djemve të tjerë. Një person i katërt ka ndërhyrë, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën. Motivi i vrasjes së tij: ‘’Raporti midis viktimës dhe Lumes bëhej më shumë s eprofesional dhe mund të vinte në rrezik organizatën e shfrytëzimit të  qënieve njerëzore shqiptare nga Italia, nga Brukseli, deri në Londër. E.U është e vetmja dëshmitare me origjinë shqiptare, e cila pranon të pyetet pa kërkuar të mbetet anonime. E pyetur në kuadër të një dosjeje tjetër ajo deklaron se, në prill 1999, ajo i ka dorëzuar Alfred Kolës shumën 182 mijë franga nga fitimet nga prostitucioni i saj. Kjo shumë është derdhur në llogarinë e tutorit të saj Lek Bib Djafa, në atë kohë edhe shoku i saj. E pyetur mbi vdekjen e Aleksandër Kurtit, E.U deklaron se ka marrë një telefonatë nga tutori i saj ditën e ngjarjes, duke i kërkuar ta takonte në apartamentin e tij. Ai i thotë se duhet të largohej nga Belgjika, sepse pas një sherri që kishte pasur, kishte vdekur një shqiptar.

Kushtet në të cilat është kryer vrasja: Aleksandër Kurti ka mbajtur marrëdhënie seksuale në një hotel me Jetën. Ajo nuk e njeh po ai flet me persona me të cilët ajo është në Belgjikë. I intriguar, ai shkon menjëherë në ‘’Avenue Louise’’ ku ato prostituojnë të dyja dhe njeh formalisht ‘’Lumen’’ që ai e njihte më parë, ashtu si dhe familjen e saj. Ai e paralajmëron se do t’ia bëjë të ditur familjes mbi natyrën e saktë të aktiviteteve të saj në Belgjikë. Më pas, pasi ka gjetur numrin e telefonit të Lumes, me shumë të ngjarë këtë numër e ka marrë nga Jeta, ai i ka telefonuar Lumes. Kjo e fundit kontakton me vëllanë e tutorit të saj, Nardit, i quajtur Mark. Marku dëshiron t’i japë një mësim të mirë Aleksandër Kurtit dhe për këtë ka thirrur Lekë Qafën, Aleks Vukshajn dhe Hilë Morinën. Ata nuk e dinë akoma vendin e strehimit të viktimës. Ata kanë kontaktuar Alfred Kolën, i cili e di adresën e Aleksandër Kurtit dhe i lë takim. Alfred Kola i shpjegon se duan të bisedojnë me të për Lumen ose Jetën. Viktima shkon në takimin e lënë, por i shoqëruar, më pas ka vijuar sherri gjatë të cilit ka humbur jetën’’

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007789134979248
array(1) { ["section"]=> string(108) "dosja-belge-pas-kercenimeve-te-kurtit-lumja-kontakton-me-vellane-e-tutorit-te-saj-nardit-i-quajtur-mark-7699" }