DOSJA e dytë në Lezhë, kush janë ZYRTARËT e tjerë që priten të arrestohen për falsifikim pronash

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 18-03-2018 DOSJA e dytë në Lezhë, kush janë ZYRTARËT e tjerë që priten të arrestohen për falsifikim pronash

Foto: Rana e Hedhun, Shëngjin

Në ditët në vijim pritet të finalizohet nga Prokuroria një dosje e dytë lidhur me abuzimet me pronat në bregdetin e Lezhës.

Në media po qarkullon lajmi se bëhet fjalë për zyrtarë të hipotekës Lezhë, por edhe punonjës të kadastrave të disa komunave të këtij qarku, të cilët kanë lëshuar AMTP të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e pronave në zonën e kënetës së “Kunes” në Lezhë.

Në shumë nga këto prona, janë tjetërsuar dhe kanale kulluese dhe toka ranishte, të cilat janë rregjistruar si toka bujqësore. Një auditim i Kontrollit të Lartë i Shtetit, i cili në qershor të 2017 e konkretizoi me një kallëzim në prokurorinë e Lezhës, zbuloi megaskemën kriminale të zyrtarëve të hipotekës së këtij qyteti.

Sipas kallëzimit që KLSH ka depozituar në këtë prokurori thuhet se në hipotekën e Lezhës mungojnë 1045 praktika të ndryshme dokumentare, për të cilat nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këto prona.

Sakaq, personat që janë duke u ndjekur penalisht, nga ku pritet që ky operacion të finalizohet në ditët në vijim janë Nikolin Shtjefni, me detyrë ish-Regjistrues i ZVRPP Lezhë, Edison Kola, Erisa Leka,Fran Zefi,Ermando Jakaj, Enkelejd Zefi, Blerina Rroku, Nikoll Ndreca, Aleksandër Ndoka, i cili u vra në një atentat pak kohë më parë.

Dy ditë më parë në Lezhë u vu në pranga krybashkiaku demokrat Fran Frrokaj si dhe 12 zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen për tjetërsim pronash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me BMW të blinduar dhe me armë, ja ÇFARË I BËN policisë lushnjari
Ekzekutoi shokun dhe e hodhi në kanal, zbulohet MESAZHI që viktima i dërgoi Albert Zekajt »
Article Logic
Execution time: 0.010257959365845
array(1) { ["section"]=> string(102) "dosja-e-dyte-ne-lezhe-kush-jane-zyrtaret-e-tjere-qe-priten-te-arrestohen-per-falsifikim-pronash-113666" }