Dosja e vrasjes së Kacifasit nga SPAK në Gjirokastër, nuk ka prokurorë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 14-01-2020 Dosja e vrasjes së Kacifasit nga SPAK në Gjirokastër, nuk ka prokurorë

Dosja e vrasjes së Konstadinos Kacifas është transferuar nga prokuroria e SPAK në prokurorinë e Gjirokastrës.

Mësohet se ky vendim është marrë pak kohë më parë nga SPAK, ku çështja ka kaluar ne gjykatën e Gjirokastrës atje ku ka ndodhur dhe vepra penale.

Prokuroria e Gjirokastrës ka vetëm dy prokurorë dhe ende nuk është marrë në analizim prej tyre. 

Kacifas u vra pas disa orësh luftë me policinë shqiptare në tetor të 2018. 35-vjeçari grek kishte terrorizuar disa banorë të fshatit Bularat në Dropull, të cilët e kishin vënë re të qarkullonte me kallashnikov.

Kur u njoftua policia, ai jo vetëm që refuzoi të dorëzohej, por hapi zjarr në drejtim të tyre. Më pas nisi ndjekja nga forcat speciale RENEA. Kacifas u arratis në malin mbi fshat, ku për disa çaste qëllonte në drejtim të forcave shqiptare speciale, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ai përdorte një kallashnikov të modifikuar, me dy karikatorë dhe optikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024105072021484
array(1) { ["section"]=> string(76) "dosja-e-vrasjes-se-kacifasit-nga-spak-ne-gjirokaster-nuk-ka-prokurore-192024" }