Dosja “Frroku”/ Zv.ministrja Gjebrea-mediave: Ruani identitetin e vajzës, nuk është "prostitutë"

Publikuar tek: aktualitet, më 22:17 03-04-2015 Dosja “Frroku”/ Zv.ministrja Gjebrea-mediave: Ruani identitetin e vajzës, nuk është

Koordinatorja Kombëtare Antitrafik, njëkohësisht zëvendsministrja e Brendshme Elona Gjebrea ka shprehur shqetësimin e saj për pasqyrimin në media të detajeve që lidhen me çështjen hetimore të deputetit Mark Frroku në Belgjikë.

Gjebrea ka kërkuar nga mediat që të ruhet identiteti i vajzës së përfshirë në këtë ngjarje dhe ajo mos të trajtohet si një prositutë.

“Nga monitorimi që i është bërë pasqyrimit të këtij lajmi në mediat audivizive si dhe portale të ndryshme informative rezulton se në disa prej tyre është publikuar i plotë emri i vajzës që është përfshirë në këtë ngjarje. Koordinatorja Kombëtare Antitrafik kërkon mirëkuptimin e mediave për të ruajtur identitetin e kësaj vajze, si dhe trajtimin e saj si viktimë të trafikimit njerëzor dhe jo me etiketimin e bërë nga ndonjë media si prostitutë.  Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar si dhe Konventa e Këshillit të Evropës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë përcaktojnë qartë se: ‘Të dhënat personale të viktimës nuk mund të bëhen publike dhe mund të ruhen vetëm për qëllime specifike të ligjshme. Ato nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë tjetër që lejon identifikimin e tyre’”, thuhet në deklaratë.

Gjebrea sqaron se zbulimi i identitetit të vajzës mund të përbjë rrezik për jetën e saj, ndërsa thekson se respektimi i këtyre elementëve i ndihmon mediat për një pasqyrim sa më korrekt të lajmit.

“Duhet të jetë e qartë se kjo histori nuk ka të bëjë me një “prostitute”, në të vërtetë ajo ka të bëjë me cënimin e të drejtave themelore njerezore të kësaj vajze. Pa pasur parasysh moshën, vendin nga vjen, arsimin ose të kaluarën, ajo grua është pikësëpari viktimë trafikimi. Zbulimi i identitetit të saj mund të përbëjë rrezik për jetën e vajzës së shfrytezuar si punonjëse seksi në kohën e ngjarjes, veçanërisht në një çështje që është në hetim e sipër. Respektimi i këtyre të elementëve do të ndihmonte edhe vetë median për një pasqyrim sa më korrekt dhe etik të ngjarjes në të cilën është përfshirë një viktimë e trafikimit të qënieve njerëzore”, thuhet në deklaratën e zëvendësministres Gjebrea.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është ushtria shqiptare 6 vjet pas anëtarësimit në NATO (Foto)
Fier, arrestohet i riu për prostituim të një vajze në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.013934850692749
array(1) { ["section"]=> string(94) "dosja-frroku-zv-ministrja-gjebrea-mediave-ruani-identitetin-e-vajzes-nuk-eshte-prostitute-7779" }