Dosja Gjika/ Situatë konflikti në Bashkinë e Vlorës, Bashkiakët përplasen me Prokurorët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 10-02-2015 Dosja Gjika/ Situatë konflikti në Bashkinë e Vlorës, Bashkiakët përplasen me Prokurorët Prokurorët duke shqyer derën e zyrës së kryebashkiakut Gjika

Policia Bashkiake është duke u përplasur në këto momente me prokurorët e çështjes kundër Shpëtim Gjikës. Ata ndodhen përpara derës së zyrës së kreut të Bashkisë së Vlorës. Çelësat i ka kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika, i cili është në shtëpi, me masë nga gjykata në detyrim paraqitjeje.

Më herët prokurorët kishin shkuar në zyrë, por zyra ka qenë e mbyllur dhe çelësat i kishte kryetari i Bashkisë. Ata kanë kërkuar të sekuestrojnë të gjitha dokumentet që gjenden në zyrën e kryetarit të Bashkisë por nuk është bërë e mundur hyrja e tyre në zyrën e kryetarit.

Në këto momente policia Bashkiake është duke u përplasur me prokurorët, të cilët kërkojnë të hyjnë me forcë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Në Bashkinë e Vlorës është duke u bërë terror, raportojnë gazetarët që po ndjekin këtë zhvillim të minutës së fundit. Punonjësit e bashkisë kanë braktisur zyrat dhe në bashki asnjë s’punon. Ndërkohë që flitet se ka informacion se do të ketë arrestime të tjera.

Gjika së bashku me shefen e urbanistikës dhe një biznesmen u arrestuan pesë ditë më parë për lejen e ndërtimit të një pallati 11 katësh në qendër të Vlorës. Gjykata ka vendosur nën sekuestro Pallatin. Procesi ndaj Gjikës për detyrim paraqitje u bë në sallën e Spitalit Amerikan ku ai ishte shtruar pas shqetësimeve të mëdha që kishte me zemrën. Prokurorët kanë nisur hetimet ndaj mjekëve dhe policëve që bënë gjithashtu transportin e Gjikës për në Tiranë.

Dera e gjetur mbyllur

Korridori në godinën e Bashkisë Vlorë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati ndaj Tahirit/Dalin fotot e kamerave. Djali me biçikletë tek farmacia
Viktima e parë e përmbytjeve, një grua humb jetën nga vërshimi i lumit »
Article Logic
Execution time: 0.011563062667847
array(1) { ["section"]=> string(90) "dosja-gjika-situate-konflikti-ne-bashkine-e-vlores-bashkiaket-perplasen-me-prokuroret-2932" }