Dosja “Laguna e Patokut”, lidhur me konfliktin mes familjes Cali dhe asaj të ish-deputetit Armando Prenga prej më shumë se një viti është në proces gjykimi, ndërkohë që seanca është shtyrë sërish sot.
Gjykata e shkallës së parë administrative dhe ajo e apelit i kanë dhënë të drejtë familjes Cali, Gjergj Cali i cili dhe u konfliktua fizikisht me Prengën deklaron se ata se përdorin dot lagunën. Këtë reagim Cali e bëri nga gjykata e lartë aty ku seanca e sotme mes tij e Prengës u shty për shkak të mungesës për arsye shëndetësore të relatorit.