Dosja / Prokuroria: Ja si u vra Enton Nikaj në Linzë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 15-11-2015 Dosja / Prokuroria: Ja si u vra Enton Nikaj në Linzë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga gjykata, për shtetasin Marsid Kuçana, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe muncionet. Ky shtetas dyshohet  si një ndër personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në lokal “M....”, në Linzë, Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasi Enton Nikaj.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të siguruar deri në këtë fazë të hetimit, ka paraqitur disa të dhëna hetimore mbi ngjarjen.

Nga hetimet rezulton se shtetasit e dëmtuar, konkretisht viktima Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, kanë hyrë në parkimin e lokal “M....”, në Linzë, mesditën e së premtes. Sapo kanë parkuar makinën, me të cilin kishin udhëtuar nga Tirana në drejtim të Linzës, janë drejtuar për në hyrjen e brendshme të restorantit. Pak para hyrjes, para këmbëve të tyre ka ndaluar automjeti tip Mercedez, nga i cili kanë zbritur katër persona. Nga ana e autoriteteve gjyqësore janë krijuar dyshime të arsyeshme se cilët janë këta persona që kanë zbritur nga mjeti.

Menjëherë, ndërmjet personave të dëmtuar nga ky konflikt dhe personave që kanë zbritur nga mjeti Mercedez ka pasur një shkëmbim bisede, e cila duket se ka qenë e tensionuar. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, njëri prej personave që ka zbritur nga mjeti ka nisur të godasë me grushta shtetasin Enton Nikaj. Në këtë moment, dy prej shoqëruesve të agresorit kanë mbajtur në duar mjete, të cilat krijojnë dyshimin se janë objekte luftarake, tip pistoletë.

Në këtë moment, ka ndërhyrë me qëllim për t’i ndarë shtetasi Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën e mëvonshme, E ntonNikaj. Menjëherë, personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës, shtetasin Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur. Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj. Brenda pak çasteve, agresorët kanë hipur në mjet, ndërkohë që shtetasi Nikaj ka qenë i shtrirë në tokë, i qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, i cili kishte pësuar vdekje të menjëhershme.

Në vijim të dinamikës, disa persona që gjendeshin në atë moment në vendin e ngjarjes kanë tentuar të afrohen për të shuar konfliktin, si edhe për t’i dhënë ndihmën personit të shtrirë në tokë, por njëri prej personave agresorë, i ka bllokuar, duke i frikësuar me armë. Ky person, pasi ka hipur në mjetin me të cilin kishin ardhur, ka dalë sërish, në kërkim të një objekti në tokë (ka dyshime se po kërkonte gëzhojën e plumbit me të cilin ishte qëlluar viktima Nikaj).

Në pak çaste ka kërkuar për këtë objekt dhe, pasi nuk e ka gjetur, ka hipur sërish në mjet, ku gjendeshin edhe tre personat e tjerë që kishin zbritur fillimisht me të, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale. Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtroi i Policisë së Shtetit, Haki Çako mbyll vizitën 5 ditore në Britani
Lotaria me kuponin tatimor? Në lojë miliona, ja si funksionon »
Article Logic
Execution time: 0.017141103744507
array(1) { ["section"]=> string(55) "dosja-prokuroria-ja-si-u-vra-enton-nikaj-ne-linze-25483" }